TIRANE- Trakti me numrin 4 që Xhelal Staravecka shpërndau menjëherë pas dezertimit të tij nga rradhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, sërish lidhet me torturat çnjerëzore dhe vrasjet që kryheshin me urdhër të Dushan Mugoshës. Ndërsa rrëfen ngjarjen e 13 të ekzekutuarve në fshatin Fravesh, ai ndalet në torturat e tmerrshme që janë ushtruar mbi një djalë rretht ë 30-ve nga Devolli, ku në tortura kishte marrë pjesë vetë Dushan Mugosha. Staravecka tregon me detaje torturat që i janë bërë të riut nga Devolli, sidomos torturat tipike që bënte Mugosha me duart e tij.
Staravecka tregon se e ka ndjekur të gjithë skenën e torturave i ulur në një gur aty pranë, ndërsa partizanët e tjerë me drunj në duar e kanë goditur deri në frymën e fundit viktimën. Në fund, edhe pse viktima e kishte dhënë frymën e fundit Mugosha i kishte qëlluar me armë mbi trupin e pajetë. Pasi ka treguar fundin e tmerrshëm të djaloshit 30 vjeçar, Staravecka tregon se viktima e radhës, i kishte shpëtuar torturave çnjerëzore, vetëm se Mugosha ishte lodhur dhe ishte i uritur. E meqë do të shkonte për të ngrënë, për viktimën e radhës kishte dhënë urdhër ta vrisnin pa e torturuar.
/Shqiptarja.com