Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të kryesojnë më vonë gjatë ditës një takim me aleatët për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të rikthyer lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Teherani e ka mbyllur praktikisht këtë rrugë ujore strategjike pranë bregdetit të Iranit si përgjigje ndaj sulmeve SHBA-Izrael, ndërsa SHBA ka nisur bllokadën e saj ndaj porteve iraniane, gjë që ka çuar në rritje të çmimeve globale të energjisë.

Rreth 40 vende pritet të marrin pjesë në takimin e kësaj pasditeje, tha zyra e Keir Starmer, duke shtuar se udhëheqësit do të “përqendrohen në mbështetjen e armëpushimit delikat në rajon dhe në sigurimin që rrugët e transportit detar të rihapen dhe të mbrohen nëpër Ngushticë në afat të gjatë”.

Starmer pritet të thotë në takim se “rihapja e menjëhershme dhe pa kushte” e Ngushticës “është një përgjegjësi globale”, tha Downing Street.

AFP raporton se në ftesën e Francës thuhet se do të diskutojnë për vendosjen e mundshme të një “misioni mbrojtës shumëkombësh ushtarak, për të siguruar lirinë e lundrimit.”


Lajmi kryesor:

Arrihet armëpushimi në Liban, hapet Ngushtica e Hormuzit! Trump: Irani pranon të pezullojë programin bërthamor, uraniumin do e marrim ne! Teherani e mohon: Gënjeshtër!