Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën

Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën

Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky

Britania do t'i sigurojë 3.6 miliarde euro nidhma ushtarake Ukrainës këtë vit. Zotimi ka ardhur pasi të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje partneriteti mes njera tjetrës e cila do te zgjasë 100 vjet. Kryeministri Kier Starmer I cili vizitoi Kievin zhvilloi një konferencë më Zelenskyn ku tha se Britania planifikon ti japë Ukrainës një borxh prej 2.6 mld dollarësh të cilin nuk do ta shlyeje Ukraina por ai do të paguhet nga fondet e ngrira ruse. Britania po e furnizon  Ukrainën më 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të mbrojtjes ajrore.

Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë "agresionit nga Rusia". Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për punën e bërë në Ukrainë  dhe mbështetjen që kanë dhënë, për shkak të rëndësisë jetike në rezistëncen ë Ukrainës.

Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën