1739999048_StarmerandZelenskyy.jpg

Volodymyr Zelensky dhe Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku ka shprehur mbështetjen e tij për liderin e Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Downing Street, siç raporton Sky News.

"Kryeministri ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin Zelensky si një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ka theksuar se është plotësisht e arsyeshme të pezullohen zgjedhjet në kohë lufte, ashtu siç veproi Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore."

Gjithashtu, Starmer ka ritheksuar mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, e cila do ta dekurajonte Rusinë nga çdo agresion i ardhshëm.


Lajmi kryesor:

Trump quan Zelenskyn një diktator: Ky komedian modest na ka marrë miliarda dollarë! JD Vance: Sulmet ndaj presidentit amerikan do t’i kthehen kundër