Startoi sot Rally Albania: 320 pilotë
nga 22 shtete në garë për një javë

Startoi sot Rally Albania: 320 pilotë <br />nga 22 shtete në garë për një javë
TIRANE - Startoi sot rreth ore 11:00 gara më spektakolare e 8 viteve të fundit të "Rally Albania". Piramida ishte pikënisja e garuesve te cilët do të përshkojnë me automjetet e tyre thuajse 80 % të territorit shqiptar, në një javë emocionuese që ka mbledhur rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botes, që prej dy ditesh së bashku me mjetet e tyre janë akomoduar në vendin tonë.

Nga Razma në Theth, nga Voskopoja në Himarë dhe shume rajone të ndryshme të Shqipërisë do të kthehen në një pistë gjgande garash të makinave rrally.

Pilotet e huaj do të kenë mundësi që të prekin nga afër natyrën, bukuritë dhe mikpritjen shqiptare për një javë: ato do të shijojnë pasuritë natyroyre anembanë vendit tonë.

Ky kompeticion, organizohet nga Federata e Motoçiklizmit në Shqipëri , me mbështetjen dhe kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Sponsor të tjerë privat gjithashtu kane ofruar kontributin e tyre në organizimin e kësaj gare sportive, ndër të cilët dhe gazeta Shqiptarja.com, Red Bull dhe Vodafone Albania.

Në fjalën e hapjes presidentja e shoqatës Rally Albania përshëndeti të pranishmit dhe deklaroi se federata e motoçiklizmit do jetë sërish ideatore dhe nismëtare e aktiviteteve të përmasave të tilla qe do të zhvillohen në vazhdimësi në vendin tonë.

Në startin këtij aktiviteti ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi, i cili përgëzoi organizatorët dhe përshëndeti miqtë e ardhur nga jashtë pjesëmarrës në garë dhe të pranishmit në aktivitet. Ministri u uroj atyre një kompeticion të suksesshëm dhe u premtoi mbështetjen e ministrisë së tij në nisma të tilla.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës