Startojnë aktivitetet festime në
kuadër të vizitës së Papës

Startojnë aktivitetet festime në<br />kuadër të vizitës së Papës
TIRANE- Aktivitetet artistike në kuadër të vizitës së Papa Franceskut tashmë kanë startuar. Dy janë aktivitetet që fillojnë sot sipas kalendarit artistik të hartuar nga Ministria e Kulturës. Kështu, ditën e sotme në orën 18:30 çelet në Tiranë ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë” e organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e cila synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare: kontributi i personaliteteve dhe i formantes kulturore katolike brendashkruar asaj kombëtare.
 
Duke ndjekur paralelisht si zhvillimin kronologjik ashtu dhe atë gjinor e tematik, eksponantet e kësaj ekspozite, e cila do jetë e hapur deri më 30 shtator, janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme të kulturës dhe të artit.
 
Ndërsa në orën 19:30 në qytetin e Durrës, do të zhvillohet koncerti “Ëaiting for the Pope”. Në këtë koncert që do të mbahet në Katedralen "Shën Luçia” do të ketë lexime e recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz. Me pjesemarrjen e artisteve te TKOB dhe TK.

Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”
Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë” e organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare: kontributi i personaliteteve dhe i formantes kulturore katolike brendashkruar asaj kombëtare.

Duke ndjekur paralelisht si zhvillimin kronologjik ashtu dhe atë gjinor e tematik, eksponantet e kësaj ekspozite janë përzgjedhur nga fusha të ndryshme të kulturës dhe të artit. Kjo përzgjedhje nxjerr në pah kontributet në:
Letërsi - me emra të rëndësishëm si Buzuku, Bogdani, Bardhi, Fishta, Gjeçovi, Mjedja, Harapi, At Zef Pllumi etj;
Filozofi (dhe estetikë) – përmes personalitetit dhe veprës së filozofit Gjon Shllaku, mendimit estetik të Fishtës;
Arkitekturë: përmes veprës së Kolë Idromenos (me materiale vizive: projektet, dizenjimet e fasadave etj); përzgjedhjes së fotove të kishave më përfaqësuese për nga vlera arkitekturore në vend etj;
Muzikë: përmes veprës muzikore për piano dhe orkestër të At Martin Gjokës, ku si eksponant, përveç librit do të paraqiten partitura, dhe do të vendoset muzika në sfond;
Pikturë: e përfaqësuar nga piktori i vetëm i botës françeskane shqiptare Lin Delija, përmes një vepre përfaqësuese të tij.

Veprave të ndryshme që shprehin dialogun ndërfetar dhe tolerancën fetare në Shqipëri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 16-30 shtator 2014.

“Waiting for the Pope”
Koncert dhe lexime/recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz.
Ch.Gounod-Ave Maria (4 min )
• Orkestra
• Soliste Mariana Leka
• Aktoret: Homazh Per Nene Terezen. Shkeputur nga libri “Nene Tereza me Shqiptaret” Interpretojne : Marjeta Larja, Dritan Borici, Sokol Angjeli.
Tonin Harapi (5 min )
• Agnus Dei
• Lux Eterna
• Aktoret : Homazh per Gjergj Fishten. Shkeputur nga libri ”Vallja e Parrizit. Interpretojne aktoret: Dritan Borici,Sokol Angjeli, Marjeta Larja.
Giuseppe Verdi –opera “La Forza del Destino”
• La vergine degli Angeli (4 min)
• Soliste Mariana Leka
Wolfgang Amadeus Mozart
• Ave Verum ( 5 min)
• Kor
• Aktoret : Homazh per Vinçens Prennushi . Shkeputur nga libri “Gjeth e lule” . Interpretojne aktoret : Sokol Angjeli,Marjeta Larja,Dritan Borici.
A. Vivaldi –Gloria (30min)
• Orkestra harqe: 6,4,2,2,2 ,1 oboe,1 trombino,1 basso continuo organo e katedrales
• Kori 15 per te katerta regjistrat
• Soliste–Soprano Mariana Leka,Mezzo-soprano Vikena Kamenica

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë