Starton Champions League, paqe pa gola në Dortmund- Barcelona, anglezet e nisin me disfata

Starton Champions League, paqe pa gola në Dortmund- Barcelona, anglezet e nisin me disfata

Penalltia e shpërdoruar nga Marco Reus

Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0. Në Gjermani Borussia Dortmund priti Barcelonën të lehtësuara pasi Interi kishte hedhur hapin e parë fals ndaj Slavia Pragas në një barazim 1-1. Në minutën e 57’ Marco Reus kishte shansin të zhbllokonte sfidën pas një penalltie të fituar nga talenti anglez Jadon Sancho por Reus u tregua jo i saktë.

Napoli ka mposhtur me rezultatin minimal 2-0 kampionët në fuqi të Liverpool. Dries Mertens shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e parë për të kaltrit në minutën e 85’ ndërsa në shtesë transferimi më i ri, Fernando Llorente duke përfituar nga një gabim trashanik mbrojtjes së Liverpool shënoi dhe të dytin. Një tjetër skuadër angleze Chelsea pësoi një disfatë të rëndë në Stamford Bridge ku u mposht nga Valencia me rezultatin 0-1. Spanjollët shënuan me Rodrgion në minutën e 70’ pas një skeme nga një goditje dënimi kurse Ross Barkley nuk shfrytëzoi një penallti në minutën 87’ por gjuajti traversën.

Në ndeshjet e tjera ‘’hirushja’’ e vitit të kaluar, Ajax fitoi binshëm në Amsterdam 3-0 përballë Lille.

Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Tagliafico shënuan për holandezët. Leipzig mori një fitore me vlera në Portugali përballë Benficës me rezultatin 1-2. Golat për gjermanët u shënuan nga sulmuesi Timo Werner ndërsa për Benfica-n ngushtoi diferencat zviceriani Haris Seferovic.

Ndërkohë Salzburg ka prodhuar një rezultat tenistik në Austri ku ka mundur me rezultatin 6-2 përballë Genk. Në sy ra 19- vjeçari norvegjez Erling Braut Haaland i cili shënoi tre gola.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale