Partizani, Flamurtari dhe Teutë e kanë nisur me këmbën e mbarë edicionin e 75-të të kampionatit kombëtar të futbollit. E gjithë vëmendja e javës së parë ishte përqendruar në Krujë dhe në Shkodër.

Kastrioti priste legjendën e futbollit shqiptar, Partizanin e sapo ringritur mes më të mirëve dhe në Shkodër, Vllaznia priste ekipin e Flamurtarit që këtë edicion ka përjetuar një rënie surpizë nga pretendimet.

Partizani, pavarësisht se një ekip ende i palidhur mirë në fushë pas blerjeve të shumta ka treguar dhëmbët përballë Kastriotit duke i shënuar dy herë, nga një gol për cdo pjesë me Hyshmerin dhe Demirin duke marrë pikët e para.

Surpriza e javës ka qenë Flamurtari i Gjokës që pavarësisht largimit të ‘yjeve’ nuk trembet përballë Vllaznisë, madje e mposht brenda në shtëpinë e saj me një gol të Kuqit në minutën e 32’.

Ndërsa Vllaznia ende nuk i ka kaluar problemet e dy edicioneve të fundit pavarësisht shumë ndryshimeve në stafin teknik dhe drejtues.

Në fund, Teuta ka bërë detyrën përballë Byslit, teksa në fushën e Kavajës shënon dy herë për tre pikë të vlefshme. Fillimisht është Kuli që kalon në avantazh, më pasAhmataj dhe Xhafa përmbysin gjithcka duke e nisur me këmbën e mbarë. 



d.b/shqiptarja.com