Starton Evropiani i Peshëngritjes
Shqipëria e nis mbarë

TIRANE - Nga data 8-14 prill do të mbahet në Shqipëri Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur në të cilin marrin pjesë rreth 35 shtete me rreth 400 sportistë. Ky eveniment organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Në ceremoninë e hapjes së Kampionatit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Visar Zhiti tha ndër të tjera se sot jemi të ndërgjegjshëm se sporti duhet të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shendetit, në edukimin moral, kulturor e fizik dhe në nxitjen e mirëkuptimit ndërkombëtar e paqes.

Shqipëria do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes nga 12 sportistë. Anxhelo Shabani u ngjit i pari në pedan, duke ngritur fillimisht 80 kg në stilin e shkëputjes, ndërsa në dy provat e mbetura ngriti respektivisht 90 dhe 95 kg.

Në këtë stil Arbër Cercizi ngriti 90 kg në provën e parë, 100 në të dytën, por dështoi në të tretën ku pretendonte të ngrinte 108 kg.Në stili e shtytjes Shabani realizoi me sukses dy provat e para duke ngritur 100 dhe 105 kg, ndërsa në të tretën nuk arriti të ngrinte 111 kg.

Edhe Cerzici nuk pati probleme në dy provat e para teksa ngriti 110, dhe 117 kg, ndërsa e pati të pamundur të ngrinte me sukses në provën e tretë 125 kg. Shabani e mbylli në dy garësh me 200 kg, ndërsa Arbër Cercizi me 217 kg.


Italiania Paljaro, kampionia e parë e Evropianit “shqiptar”


Ceremonia e hapjes ia ka lënë vendin garimit në grupin A të kategorisë së peshës trupore deri në 48 kg për femra, ku italiania Xheni Paljaro është kurorëzuar si kampione e Evropës në dygarësh, duke lënë prapa azeren Silvija Angelova dhe rumunen Elena Ramona Andries.

Paljaro ka marrë vendin e parë në shkëputje me 82 kg, duke marrë edhe medaljen e artë, dhe, ndonëse në shtytje vendin e parë e ka marrë Angelova, me 99 kg, 181 kg e italianes në total i kanë mjaftuar asaj për të marrë kreun e podiumit kundrejt azeres, në një garë ku gjithçka ka qenë e hapur deri në fund.


Moldavi Sirgi fiton duelin me bullgarin Muradov në 56 kg


Garat e grupit A të kategorisë së peshës trupore deri në 56 kg janë zhvilluar në mbrëmje dhe, sikundër të gjitha garat, janë sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin e dytë të Televizionit shqiptar dhe në RTSH Sport.

Moldavi Oleg Sirgi ka triumfuar në duelin me rivalin e tij bullgar Asen Muradov, duke mbetur në vendin e dytë në shkëputje, por duke shkëlqyer në shtytje, çka i mundësoi të fitonte edhe në dygarësh.

Muradov mori medaljen e artë në shkëputje, me 118 kg, kundrejt 116 kg të Sirgit, por moldavi bëri diferencën me 145 kg në shtytje, duke ngritur në total 261 kg në dygarësh, kundrejt 248 kg të rivalit të tij. Podiumin e kësaj gare e plotësoi belgu Tom Goegebuer.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës