SHKODER- Ka startuar edicioni i katërt “Coast Trip” në vendin tonë nga rrethi i Shkodrës për të vijuar më pas deri në Butrint. Në lidhje me detajet e këtij evenimenti, ka folur Alket Islami.

“Konferencën e shtypit po e bëjmë këtu në natyrë për të dhënë një mesazh për mbrojtjen e natyrës, për mbrojtjen e mjedisit, dhe për një nga objektivat kryesore që “Coast trip” ka, vlerat e pashtershme të natyrës shqiptare të ekosistemit shqiptar, gjë që do të pasqyrohet deri në fundin e “Coast trip” në Kepin e Stillës, dhe në ishullin në kufirin me Greqinë, mbas 5 ditësh. Pra është një udhëtim i gjatë”, tha Alket Islami.
 
“Albania Coast Trip” do të zgjasë deri më 20 Shtator ndërsa marrin pjesë 25 pilotë shqiptarë dhe të huaj.
 
Ky aktivitet për të katërtin vit radhazi po krijon një traditë përmes fluturimeve në ajër me pjesëmarrjen e pilotëve shqiptarë dhe të huaj.
 
Ndryshe nga vitet e tjera këtë radhë itinerarit të ajrit do i shtohet edhe itinerari nga toka, i përshkuar përmes lëvizjes me biçikleta. Ky eveniment ka si qëllim të promovojë në mënyrën më të mirë disa nga zonat më të bukura të vendit tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)