Starton magjia e Champions League

Sonte rikthehet UEFA Champions League në edicionin e ri 2013-2014 me shumë risi dhe një garë akoma më të fortë mes 32 ekipeve më të mira në Europë për trofeun më prestigjioz të Kontinentit të Vjetër. Real, Barca, Bayern, United, Juve, Milan, por edhe shumë ekipe të tjera janë në garë për një vend në finalen e madhe të muajit maj që do të zhvillohet këtë edicion në Lisbonë. Në natën e parë do të zbresin në fushë 16 ekipet e para, ndërsa nesër do të kompletohen ndeshjet e para me 16 ekipet e dyta. Nata e parë nis me një super ndeshje mes ekipit të Manchester United dhe Bayern Leverkusen në një përballje anglo-gjermane që e ka spektaklin e garantuar në ‘Old Trafford’.

United këtë edicion kërkon suksesin në Evropë pas disa vitesh mungesë, ndërsa Leverkusen kërkon që të rikthehet mes të mirëve.  Ndeshja tjetër e grupit A është mes ekipit të Real Sociedad dhe Shaktar Donjeck. Në grupin B, Galatasaray pret ekipin e Realit të Madridit që do të hedhë në fushë nga minuta e parë artilerinë  e rëndë për të siguruar tre pikët e para në Champions këtë edicion. Në prag të ndeshjes Isco deklaron se ky do të jetë edicioni tyre në Evropë. “Real Madridi është favorit për trofeun. Nuk duhet të bëhet një fiksim, por ne do të japim gjithçka është shprehur spanjolli në një konferencë për shtyp. Do të kërkojmë që ta nisim me këmbën e mbarë që sonte në Turqi”. Ndërsa Drogba dhe tekniku Terim kanë mendim të kundërt duke besuar te tre pikët. “Ne do të mposhtim Real Madridin, askush nuk dyshon në këtë dhe për këtë do të japim maksimumin në fushë”.

Ndërsa sulmuesi Drogba thotë se’ Reali është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Futbolli është lojë që vendos 11 lojtarë kundër 11 të tjerëve në fushë, pra pse mos të themi se kemi mundësi të surprizojmë. Mund t’i çmendim tifozët me lojën tonë. Mbaj mend nga sezoni i kaluar kur i shokuam lojtarët e Realit. Të gjithë më thanë më pas se kemi tifozë të çmendur dhe unë mendoj që Galatasaray ka vërtet fansat më të mirë. Shpresoj t’i gëzojmë me një rezultat pozitiv. Në vend të tretë apo të katërt në grup? Gjithçka mund të ndodhë, por unë besoj te kjo skuadër” tha ai. Ndeshja tjetër është mes Kopenhagenit dhe Juventusit. Në grupin C, Benfica –Anderlecht, Olympiakos -Paris Saint Germain. Në grupin D, kampionët e Evropës në fuqi luajnë përballë CSKA, ndërsa Viktoria Pilzen me Manchester Cityn.

Në prag të ndeshjes  Trajneri Pep Guardiola shprehet se është akoma shumë herët për të folur për pretendentët. “Është shumë herët që të flitet për mbrojtjen e titullit kampion, pasi ka shumë rrugë përpara” përfundon ai. Ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:45 të mbrëmjes në 8 nga stadiumet që do të krijojnë një atmosferë mjaft entuziaste. Përfitimet që do të kenë ekipet që luajnë në Champions janë shumë të larta pa llogaritur këtu të drejtën televizive, e cila sjell të ardhura shtesë në arkat e 32 klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Nesër e kanë radhën të zbresin në fushë, Milani, Arsenali, Barcelona, Napoli, por edhe shumë ekipe të tjera që janë pretendentë për titullin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve