Të shtunën Shqipëria do të luajë një test miqësor kundër Spanjës, që është një nga kombëtaret më të forta në Europë dhe botë. Si e tillë edhe për kuqezinjtë në përballjet e mëparshme ka rezultuar një makth i vërtetë.
Në 7 përballjet e mëparshme, duke filluar nga kualifueset e Europianit 1986 kuqezinjtë kanë humbur gjithmonë në favor të “La Roha-s”. Madje edhe humbja e dytë më e thellë në historinë e kombëtares është kundër Spanjës, me rezultatin 9-0 në vitin 1990.
Në 7 përballje me Shqipërinë Spanja ka shënuar gjithsej 29 gola, ndërsa kuqezinjtë vetëm 2.
Komento