TIRANË - Këtë të shtunë në orën 19:00 të gjitha rrugët të dërgojnë në 'Air Albania' pasi në program për raundin e 33-të të Superligës do të luhet derbi i kryeqytetit mes KF Tiranës dhe Partizanit.
Përballja i gjen dy klubet në pozita të ndryshme dhe objektiva ekstreme nga njëra-tjetra. KF Tirana lufton për të shmangur zonën e mbijetesës, ndërsa Partizani kërkon një vend në 'Final 4' për të luftuar për titullin kampion.
Sfida e sotme mes tyre do të jetë përballja e 212-të në të gjithë historinë dhe të gjitha kompeticionet. Partizani ka 84 fitore, KF Tirana 62 suksese të plota, ndërsa 65 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim.
Derbi i fundit i sezonit i sheh të dyja klubet në garë për objektiva të ndryshëm, por me një qëllim të përbashkët, fitoren e kësaj sfide që do të sillte veç të tjerash edhe lavdinë për tifozët.
Në tre ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni mes tyre, KF Tirana ka vetëm një fitore, atë 0-3 në raundin e gjashtë. Nga ana tjetër Partizani ka fituar dy ndeshjet e fundit, 0-2 për raundin e 15-të dhe 2-0 për raundin e 24-t.
Në prag të përballjes, trajneri Orges Shehi i KF Tiranës tha se në një derbi nuk lejohen gabimet dhe renditja nuk ka rëndësi për motivimin e ekipit.
"Na pret ndeshje e rëndësishme dhe duhet ta përgatisim me qetësi. E gjithë skuadra është e plotë, ndonjë futbollist që ka pasur probleme fizike, jemi munduar ta menaxhojmë mirë për të qenë gati. Derbi ka dozë emocionale të madhe.
Patjetër që në pozicionin ku jemi kërkojmë të marrim maksimumin, për t’u shmangur dhe për t’u shkëputur nga zona ku jemi. Klasifikimi zerohet në derbi. Të gjithë kërkojnë të japin maksimumin, për të arritur pritshmëritë e të gjithë njerëzve që do jenë të shumtë në stadium dhe ekran duke ndjekur skuadrën e tyre", tha mes të tjerash durrsaku.
Nga ana tjetër, trajneri Oltijon Kërnaja i Partizanit tha se për të kuqtë mungojnë Ismaili dhe Bytyçi për shkak të kartonave.
"Historia ka treguar që në derbi nuk shikohet renditja, nuk shikohet forma, nuk shikohet momenti, shikohet vetëm dita e ndeshjes. Disa herë ka fituar edhe ekipi që nuk renditet më mirë, ose ekipi që vjen nga një gjendje jo e mirë. Të themi të drejtën, ndoshta nëse do merren 5 javët e fundit Tirana vjen me një gjendje më të mirë se ne, me anë të pikëve, jo të lojës.
Ka marrë më shumë pikë se ne, por nëse shohim 14-15 javët e fundit duke filluar mbas janarit, ne jemi ndër ekipet që kemi rezultatet më të mira, kemi vetëm 2 humbje dhe këto janë ndaj dy ekipeve kryesuese, Vllaznisë dhe AF Elbasanit. Derbi është tjetër gjë, nuk shikohen fare as statistikat, as renditja, as pikët. Derbi është aty për t'u luajtur dhe për t'u fituar", tha tropojani i 'Demave'.
Derbi është derbi dhe sot në stadium priten afro 10 mijë tifozë në shkallët e 'Air Albanias'.
Pas 32 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 45 pikë mban vendin e pestë, edhe pse me pikë të barabarta me Dinamon që ndodhet në një pozicion më sipër. Gara e 'Demave' është për zonën 'Final 4' që do t'i lejonte të garonin për titullin kampion. KF Tirana me 32 pikë ndodhet në vendin e shtatë dhe kërkon të shmangë zonën e mbijetesës.
FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Egin Doda. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërkohë nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Latës do të vijnë Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë Olsid Ferataj.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Cobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou Trajner: Orges Shehi
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras Trajner: Oltijon Kërnaja

Në prag të ndeshjes derbi mes KF Tiranës dhe Partizanit, janë mësuar edhe vendosjet në fushë të dy skuadrave.
FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Egin Doda.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërkohë nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Latës do të vijnë Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë Olsid Ferataj.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Cobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou Trajner: Orges Shehi
Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras Trajner: Oltijon Kërnaja
Kryendeshja e javës së 33-të në Superligë sjell përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, derbin mes KF Tiranës dhe Partizanit, një sfidë që këtë herë vjen me peshë të jashtëzakonshme për objektivat e sezonit.
Dy skuadrat e kryeqytetit hyjnë në këtë duel me synime të ndryshme, por me të njëjtin presion për rezultat. Partizani vijon garën e fortë me Dinamon për një vend në “Final 4”, ndërsa KF Tirana lufton me Flamurtarin për të shmangur zonën e play-out-it dhe për të siguruar qëndrimin në elitë. Katër javë nga fundi i sezonit të rregullt, çdo pikë ka vlerë vendimtare.
Ndeshja në stadiumin “Air Albania” pritet të jetë një pikë kthese për të dyja ekipet, pasi një fitore mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e sezonit. Statistikat tregojnë një duel të balancuar, ku asnjëra skuadër nuk ka dominuar plotësisht kampionatin në aspektin e kontrollit të lojës. Të dyja ekipet kanë një mesatare zotërimi topi nën 50%, ndërsa efikasiteti në fazën sulmuese mbetet një element për t’u përmirësuar.
Partizani renditet i teti për goditje drejt portës me 8,53 për ndeshje, ndërsa KF Tirana mbyll renditjen me 7,5. Në fazën mbrojtëse, të kuqtë shfaqen më të konsoliduar, duke lejuar mesatarisht 9,5 goditje në portë, ndërsa bardheblutë përballen me më shumë presion, me rreth 13 goditje të pësuara për ndeshje.
Një aspekt pozitiv për të dyja skuadrat mbetet disiplina në fushë, me një numër të ulët faullesh për ndeshje, si dhe balanca mes eksperiencës dhe rinisë. Partizani është skuadra më e re e kampionatit me një mesatare moshe 24,4 vjeç, ndërsa KF Tirana ndërthur eksperiencën me energjinë, me një mesatare prej 26,6 vjeç.
Ky do të jetë derbi i fundit i sezonit dhe një përballje që premton emocione të forta deri në minutën e fundit. Në një sfidë ku detajet bëjnë diferencën, KF Tirana dhe Partizani do të kërkojnë maksimumin për të arritur objektivat e tyre dhe për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e derbit të kryeqytetit.
Komente











