Statistikat zyrtare, PS: Jashtë
realitetit, Saliu i ka shkatërrua

Statistikat zyrtare, PS: Jashtë <br />realitetit, Saliu i ka shkatërrua
TIRANE - Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja tha sot në një deklaratë për shtyp se kryeministri Berisha ka shkatërruar edhe autoritetin statistikor me ndërhyrjet e tij flagrante në këtë institucion.

Sipas Beqes të dhënat zyrtare për ekonominë qëndrojnë jashtë realitetin shqiptar, ndërsa shtoi se është humbur besueshmëria ndaj këtyre statistikave.

"Dje, siç opinion publik është njohur, Partia Socialiste, në përmbyllje të një jave intensive takimesh të kryetarit të saj Edi Rama si dhe të deputetëve, të zgjedhurve vendorë e pjesëtarëve të ekipit hartues të programit elektoral me tregtarë të vegjël e të mëdhenj, në njësi individuale apo tregje të shumicës, me sipërmarrës prodhues dhe bashkimet e tyre vullnetare, me fermerë apo dhe njerëz të thjeshtë organizuam takimin me temë “Dialogu për të ardhmen e ekonomisë”. Si gjatë takime të ndryshme të javës ashtu edhe në prezantimet serioze të ditës së djeshme, midis të tjerash u vu re se të dhënat zyrtare të ekonomisë, papunësisë, varfërisë nuk kanë asnjë lidhje me realitetin shqiptar.", u shpreh Ilir Beqja.

“Kuvendi miraton ligjin për autoritetin statistikor për një periudhë 5 vjeçare, ndërsa institucioni statistikor nuk ka dorëzuar raportin vjetor. Mazhoranca është në shkelje të ligjit, e kjo nuk është hera e parë”, tha Sekretari për Programin në Ps, Ilir Beqja.

"Sot, janë mbushur plot 260 ditë që Shqipëria është pa program të miratuar të statistikave zyrtare. Neni 6 i ligjit 9180, datë 5 shkurt 2004, sanksionon se Kuvendi miraton programin e statistikave zyrtare, i cili mbulon periudhën e pesë viteve kalendarike. Sot, unë përsëris denoncimin se mazhoranca është në shkelje të ligji", deklaroi për mediat Sekretari për Programin në Parinë Socilasite, Ilir Beqja.

Ndërkaq, ai bëri përgjegjës autoritetin statistikor, kryeparlamentaren Jozefina Topalli, ndërsa i vendosi në emëruesin e përbashkët të përgjegjësisë, Sali Berisha.

"Si pasojë e politizimit të skajshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore kemi prekur nivelin më të ulët historik të besueshmërisë.", tha Beqja.

Nga ana tjetër, Beqja tha se Partia Socialiste me programin e saj do të ngrejë një strukturë të aftë duke ofruar edhe burime të mjaftueshme monetar. “Ne e kemi gati programin e zhvillimit të planit statistikor”, përfundoi Beqja.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë  deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!