Statuja 100- vjeçare e Thomas Jefferson do të hiqet nga Dhoma e Këshillit në New York

Statuja 100- vjeçare e Thomas Jefferson do të hiqet nga Dhoma e Këshillit në New York

Një statujë e Thomas Jefferson e vendosur prej gati 100  vitesh në Nju Jork do të hiqet nga pozicioni i saj pas votimit unanim nga zyrtarët e qyetit.

Statuja 7 metra e gjatë e Jefferson, një ndër themeluesit të Amerikës është vënë në vëmëndje kohëve e fundit për historinë e tij të pronësisë së skllevërve.

Në një letër drejtuar kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut Bill De Blasio, zyrtarë e aktivistë të qytetit thanë se statuja ishte "një kujtesë e vazhdueshme e padrejtësive që kanë pllakosur komunitetet me ngjyrë që nga themelimi i vendit tonë", me bashkëkryesuesen Adrienne Adams duke zhvilluar një seancë dëgjimore mbi të ardhmen e statujës tha se "Jefferson rikujton disa nga momentet më të turpshme dhe të hidhura të historisë së vendit tonë".

Jefferson dihet se kishte më shumë se 600 skllevër dhe kishte disa fëmijë me një nga skllavet e tij, Sally Hemings. Në atë kohë, skllavet femra nuk kishin të drejtë ligjore të refuzonin përparimet e padëshiruara seksuale nga zotërinjtë e tyre të bardhë.

Statuja ishte vendosur të transferohej në duart e Shoqërisë Historike të Nju Jorkut, raportojnë mediat e huaja. Sidoqoftë, krahas votimit unanim, këshilli mori një vendim se ku duhet të zhvendosej, me disa historianë që bënë thirrje që ai të vendoset në një vend tjetër brenda Bashkisë.

Në dëshminë e së hënës të 18 tetorit, historiani i Oksfordit Raymond Lavertue argumentoi se ndërsa Jefferson ishte 'me të meta masive', heqja e statujës do të ishte 'një zgjidhje shumë e thjeshtë që do të fshinte debatin'.

Debati mbi statujën e Jefferson ka vazhduar për disa dekada, por u rikthye në një bisedë publike mes një llogarie mbarëkombëtare mbi monumentet e pronarëve të skllevërve dhe figurave të Konfederatës pas protestave të vitit të kaluar ‘Black Lives Matter’.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja