BRUKSEL - Në takimin e sotëm mes Komisionerit evropian Stefan Fyle dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti në Bruksel, u diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rolin e saj në rajon.
Komisioneri Fyle përgëzoi përpjekjet e bëra nga të dyja palët, si qeveria ashtu edhe opozita për të forcuar bashkëpunimin në kuadrin e reformave institucionale dhe përshëndeti zhvillimet pozitive të arritura kohët e fundit. Ai iu referua veçanërisht, miratimit konsensual të kodit të ri zgjedhor si një hap i rëndësishëm, i cili sjell marrëveshjen politike të nëntorit 2011 në zbatim të plotë.
Ai theksoi se Shqipëria ka një perspektivë reale për të bërë përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian në vitin 2012, duke garantuar përmbushjen e masave dhe rezultate konkrete në disa reforma kyçe.
Sipas komisionerit evropian Fyle, dialogu konstruktiv politik duhet të vazhdojë për të përfunduar më tej edhe reformën për procedurat parlamentare, ndërsa theksoi gjithashtu nevojën për të vazhduar progresin në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të opinionin e Komisionit Evropian, e në veçanti në drejtim të shtetit ligjor, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Gjykatën e Lartë dhe në krijimin e rezultateve të besueshme në luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, Komisioneri Fyle sqaroi se rishikimi i sistemit të imuniteteve do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.
Duke përsëritur angazhimin e Komisionit Evropian dhe mbështetjen e plotë ndaj këtyre përpjekjeve, Komisioneri Fyle ftoi Shqipërinë të mbetet e fokusuar në reformat gjithëpërfshirëse, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e objektivit kombëtar të integrimit evropian dhe gjithashtu të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në rajon.
IMUNITETI, PANARITI: POLITIKA NUK E SHEH NJESOJ
Duke u ndalur në dy çështjet që ende nuk kanë gjetur zgjidhje siç është ajo e imuniteteve dhe e rregullores së Kuvendit, ministri ynë i jashtëm, Edmond Panariti është shprehur në takim: "Ka disa alternativa në vend për të shtyrë përpara ligjin për heqjen e imunitetit. Siç e dini, mazhoranca ka propozuar edhe një referendum kombëtar, i cili po ashtu është një mjet demokratik në mënyrë që të vijohet përpara. Pra, unë nuk shoh ndonjë mosmarrëveshje. Ata e shohin në mënyra të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se palët nuk janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin e për të vendosur masa më të rrepta për të kontrolluar më mirë".
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com