GJIROKASTËR – Ambasadorja gjermanë në Shqipëri, Carola Holtekemper deklaroi sot se vendi ynë ka ende për të bërë për të realizuar 12 kriteret që Bashkimi Europian kërkon për të dhënë statusin e vendit kandidat.
“Që prej nëntorit të vitit të kaluar Shqipëria është angazhuar për të mbushur 12 kriteret e statusit kandidat, dhe plotesimi i tyre mbetet ende për tu parë. Mund të përmend si çështje të ndjeshme ligjin elektoral dhe procedurat e përmirësimit të tij në parlament , zbatimi i ligjit për cështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu luftën kundër krimit të organizuar. Ende duhen bërë përpjekje prandaj mund të them sot se kjo cështje ngelet akoma e hapur “, tha diplomatja gjermane gjatë një takimi në Gjirokastër.
Ajo ka përsëritur për të disatën herë se presidenti i ri i vendit duhet të përfaqësojë bashkimin e shqiptarëve.
“Unë mund të përsëris atë që kam thënë më parë. Shqipëria ka një kushtettutë dhe kjo kushtetutë shikon si preferncial një autoritet që do të zgjidhej nga një mazhorancë e gjerë.Ky do të ishte rasti ideal, kështu bazuar në kushtetutën tuaj presidenti do të duhej të përfaqësonte bashkimin e njerëzve”, tha Holtkemper.
Ambasadorja gjermane deklaroi se kriteri kryesor për statusin është zbatimi i planit të veprimit të hartuar nga vetë partitë ose klasa politike shqiptare.
“Dua të them që nuk është një plan veprimi i sugjeruar nga jashtë, por është për tu zbatuar vetë plani shqiptar i veprimit. Mbeten afatet për tu respektuar, që do të vlerësohet edhe në një takim në mes të majit dhe sic ju thashë mbetet ende e hapur nëse këto afate do të respektohen. Pavarësisht kësaj çështje të ndjeshme mbeten kritere të tilla si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi ajo.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com