JALE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim në Jalë me të rinj nga LRI-ja e Fierit, i ka bërë apel politikës shqiptare që të plotësoi kriteret për marrjen e statusit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.
Meta tha se LSI ka bërë punën e saj për nxitjen e reformave dhe konsensusin, ndaj vijoi ai, -ne gjejmë rastin përsëri t’i ftojmë aktorët politikë ,të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë, në javët që po vinë për t’i dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë,dhe te krijimit të shtetit tonë”.
Ndërkaq, në lidhje me imunitetin dhe zhvillimin e një referendumi popullor për të, Meta tha se “kjo është e domosdoshme, kjo është një kërkesë jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë por edhe qytetarëve shqiptarë, për të cilën ata mund të shprehen e dhe me referendum por është rruga më e mirë, më e shpejtë më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjate 2-3 javëve të ardhshme”.
Më pas Meta është ndalur edhe në funksionimin e brendshëm të LSI-së duke theksuar që riorganizimi i strukturave politike të LRI-së dhe LSI-së të kryera tashmë, dhe që do finalizohen në Konventën Kombëtare Zgjedhore që do të zhvillohet në fund të shtatorit, “do të jetë një “motor” i fuqishëm që do na çoi drejtë suksesit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com