TIRANE- Pas dorëzimit të progres raportit të KE për Shqipërinë tek liderët e shtetit, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi,prezantoi në nje konferencë për shtyp përfundimet dhe rekomandimet e këtij raporti. Në fjalën e tij, ambasadori Sequi, përmendi arritjet e bëra deri më tani në realizimin e disa prej rekomandimeve të mëparshme, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në realizimin e reformave dhe rekomandimeve të mëtejshme në rrugën drejt integrimit në BE.
Ndërkaq, kreu i delegacionit të BE në Tiranë vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes të gjithë aktorëve në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt integrimit europian.
“KE sugjeron që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat pa asnjë kusht. Ne besojmë që hapat e parë që janë ndërmarrë sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dhe do të mbeten kyçe e thelbësore, këto do jenë të rëndësishme edhe pasi Shqipëria të jetë bërë anëtare me të drejta të plota në BE. Dhe kjo në fakt ndodh me të gjitha ato shtete që e kanë për aspiratë të bëhen shtete anëtare të BE.
Do prezanoj raportin e progresit duke u ndalur tek disa çështje, si dhe duke u përqëndruar tek disa nga konkluzionet apo çështjet kryesore.
Përsa i përket kritereve politike apo kriteret e Kopenhagës, Shqipëria ka bërë progres sa i përket përmbushjes së këtyre rekomandimeve.
Për shembull qeveria dhe opozita kanë bashkëpunuar për të miratuar një sërë ligjesh të rëndësishme në parlament. Përsa i përket lirisë së fjalës mund të themi se kuadri legjislativ u përmirësua përmes miratimit të ligjit të medias audiovizuale.
Në raportin e progresit thuhet qartë se ka pasur progres domethënës sa i takon trajtimit të të burgosurve dhe janë marrë hapa të mëtejshëm për reformën në administratën publike”, tha ambasadori Sequi.
Ambasadori Sequi i ka bërë apel palëve politike që të bashkëpunojnë për konsolidimin e arritjeve, dhe vijimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq, ambasadori Sequi shprehu besimin e tij se Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të ecur përpara.
“Po ashtu thuhet se janë ndërmarrë hapa të rëndësishme sa i përket reformës në gjyqësor, përmirësimit të luftës ndaj korrupsionit, janë shtuar asetet për sekuestrot ndaj narkotikëve, dhe është punuar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Amendamentet për Kodin Penal kanë trajtuar disa çështje të rëndësishme për trafikimin e qenieve njerëzore, janë marrë masa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në raport theksohet angazhimi i Shqipërisë në përmirësimin e situatës rajonale.
Megjithatë përpjekje të tjera nevojiten për të plotësuar në mënyrë të plotë kriteret politike.
Për sa i përket demokracisë dhe shtetit të së drejtës është thelbësore të punohet mbi punën dhe progresin e arritur kohët e fundit dhe që të sigurohet dialogu politik për të forcuar bashkëpunimin për reformat e rëndësishme.
Masa konkrete duhen marrë për të fuqizuar llogaridhënien, efikasitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Lipset një historik i hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit, dhe të punohet në bazë të rezultateve që janë bërë deri tani.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit duhet të vijohet të punohet. Duhet të vazhdohet puna në mënyrë që të zbatohet në mënyrë konsistente strategjia e pronësisë.
Reforma në administratën publike duhet të vazhdohet me po kaq pune, po ashtu mjetet legjislative sa i përket fushës së të drejtave të njeriut dhe kryesisht për romët të vihen në zbatim akoma më tej dhe më mirë”, u shpreh ambasadori Sequi.
SEQUI: U RUAJT STABILITETI MAKROEKONOMIK, SHQETESUES BORXHI, DEFICITI DHE PAPUNESIA
Më tej amabsadori Sequi u ndal tek situata ekonomike e financiare, duke përmendur ruajtjen e stabilitetit ekonomik, por theksoi situatën e vështirë për shkak të nivelit të lartë të deficitit, borxhit dhe papunësisë.
“Do të them tani disa fjalë sa i përket kritereve ekonomike dhe do bëj disa komente të përgjithshme. Sipas raportit të progresit, ekonomia shqiptare vazhdoi të ruante stabilitetin makroekonomik. PBB ka vazhduar të rritet kjo kryesisht në sajë të rritjes së eksporteve, por ka ende disa shqëtësime. Papunësia mbetet e lartë, ndërsa ka disa shqetësime sa i takon nivelit të lartë të deficitit, të borxhit dhe të kredive të këqija. Parashikueshmëria fiskale duhet të sigurohet duke ulur mbi përllogaritjen e të ardhurave dhe duke bërë mbledhjen e taksave. Ne besojmë se është e rëndësishme të përmirësohet klima e biznesit dhe investimeve”, tha ambasadori Sequi.
Ndërsa shtoi se “Ne besojmë se Shqipëria ka patur progres, edhe sa i takon njohjes së përgjegjësive të saj që burojnë nga anëtarësimi në BE. Ndërsa mbeten disa fusha ku duhet punuar më tej si: tatimet, biznesi, etj.”.
SEQUI: NË DHJETOR KE VENDOS NËSE DO TË PRANOJË APO JO REKOMANDIMIN
Ambasadori i BE në Shqipëri, theksoi rëndësinë e vijimit të reformave nga tani e deri në dhjetor, kohë kur Këshilli Europian do të vendosë të pranojë apo jo rekomandimin e Komisionit. Ambasadori Sequi tha se janë një sërë hapash që duhet të ndiqen, si dhe disa fusha prioritare ku duhet të fokusohet puna në vijim.
“Komisioni rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat. Në dhjetor KE do të vendosë nëse do të pranojë këtë rekomandim dhe të vazhdojë me të. Ne besojmë se puna do fokusohet në disa çështje.
Së pari është e rëndësishme që të vazhdohet që nga ky moment e deri në dhjetor e të konsolidohen ato rezultate që janë arritur deri më tani. E sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.
Ecuria, progresi, statusi i vendit kandidat, dhe më pas çelja e negociatave, kërkojnë bashkëpunimin e palëve.
Deri më tani progresi i Shqipërisë në rrugëtimin e BE nuk do kishte qenë i mundur dhe nuk do jetë i mundur pa patur bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës. Ne besojmë se është thelbësore që këto përpjekje të vazhdojnë dhe që gjithëpërfshirja të vazhdojë të jetë një element i përhershëm i politikës shqiptare.
Dhe duke bërë këtë, atëherë do të jetë e mundur të ruhet dhe të intesifikohet ky momentum që është arritur deri më tani, e që ka të bëjë kryesisht me shtetin e së drejtës.
Ne besojmë se kjo është thelbësore jo vetëm për të ecur përpara drejt BE, por kjo do sjellë përmirësime në jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne besojme së Shqipëria ka të gjithë potencialin e duhur që të ecë përpara më tej në rrugën e saj drejt integrimit europian.
Ne besojmë që çëlësi për të hapur këtë potencial është të përqendrohemi tek axhenda e BE me një frymë gjithëpërfshirje dhe konsensusi”, tha Sequi.
“Në fakt KE sot i ka rekomanduar Këshillit pra vendeve anëtare që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Dhe në dhjetor kur do të mblidhet KE ka për të vendosur nëse do ta pranojë apo jo këtë rekomandim që ka bërë Komisioni Europian. Nuk do të flisja për entuziazëm por do të thoja se Komisioni Europian pranon atë progres që ka parë në Shqipëri, dhe siç e thashë është një mjet shumë objektiv. Por është e rëndësishme të vazhdohet puna, dhe ato rezultate të jenë të qëndrueshme.
Duhet përdorur koha, nga sot e deri në dhjetor, që të punohet me përpjekje të rinovuara për të vazhduar drejt BE. I gjithë ky proces është vërtet shumë i rëndësishëm, pasi flitet për një fuqi transformuese të vendit. Do të thotë që për një vend ai do të mund të funksionojë më mirë. Dhe në fund të fundit do të thotë se mund t’i ofrohet një jetë më e mirë qytetarëve të këtij vendi.
Komisionieri Fyle përmendi nevojën për të vazhduar për të qenë të përkushtuar dhe angazhuar me reformat dhe për t’u përqendurar te reformat kyçe. Në fusha të caktuara si përshembull shteti i së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër krimit, reforma në gjyqësor, të drejtat themelore, administrata publike. Për Shqipërinë është e rëndësishme të jetë e fokusuar në këto prioritete dhe të vazhdojë të punohet me angazhim për t’i arritur ato.
KE është gati për të vazhduar për të mbështetur këtë proces. Dhe ky është një mekanizëm në të cilin shpresojmë të përfshihen të gjitha palët politike, të gjitha institucionet. Por unë besoj se ne mund të rafinojmë më tej këtë ide, por thelbi është që të gjithë të punojnë së bashku për të ndërmarrë reformat e duhura sa i takon integrimit europain.
Fjala proces do të thotë se bëhet fjalë për diçka që zgjat në kohë dhe kërkon angazhim dhe pjesëmarrje. Sa i takon përshtypjeve të mia, do të them se jam i kënaqur sepse shoh që procesi po ecën përpara.
Po kështu shoh angazhim dhe pjesëmarrje nga të gjithë aktorët politikë, por edhe nga media, shoqëria civile, analistët, nga e gjithë shoqëria në fakt. Dhe kjo është diçka e cila më bën mua të kem besim se ky proces do intensifikohet më tej. Por përsa i përket mesazhit për qytetarët shqiptarë do thoja se është e nevojshme të vazhdohet kjo fryma europiane e shqiptarëve.
Është mbresëlënëse që sipas disa analizave 85-87% e qytetarëve shqiptarë janë pro integrimit të Shqipërisë në BE. Bëhet fjalë për një përkrahje të madhe. Kjo është e rëndësishme por nuk mjafton në vetvete. Mesazhi im është të vazhdoni të jeni të përkushtuar për këtë proces, bëni që zëri juaj të dëgjohet, pasi integrimi në BE, do të thotë përmirësim i jetës tuaj”, u shpreh Ambasadori Sequi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
Ambasadori Sequi tha se me këtë rekomandim është vlerësuar puna e bërë në Shqipëri deri më tani, dhe një inkurajim që kjo punë të vijojë më tej.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com