Statusi, Svoboda: PD forcoi
zërat e ekstremistëve në BE
Socialdemokratët në Parlamentin Evropian s’ia falin PD mesazhet negative në prag të dhënies së vendimit për statsuin e vendit kandidat për në BE.
TIRANE- Socialdemokratët në Parlamentin Evropian s’ia falin PD mesazhet negative në prag të dhënies së vendimit për statsuin e vendit kandidat për në BE. “Mendoj se këto forca ekstreme në disa vende e kishin mundësinë për ndikuar në një farë mënyre vendimin për Shqipërinë, sidomos në Holandë. Por dhe zgjedhjet e ardhshme në PE patën ndikim në disa parti politike evropiane. Për të qenë i sinqertë, këto parti, këto forca ekstreme u forcuan në një farë mënyre kur u hap fjalë që në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet puna e qeveria.
Thirrja jonë është për opozitën, sigurisht ata duhet të bëjnë punën e tyre e të ketë një opozitë të fortë, por të kenë kujdes që ata kur hapin fjalë të tilla, të mendojnë që ndikon te vendin i tyre më shumë”, tha kreu i grupit Socialdemokrat në PE, Hanes Svoboda. Për të është shumë e rëndësishme që vendi të përfshihet nga reformat efikase. “Mesazhi kryesor është që duhen bërë reforma për vendin dhe nuk duhet ti mbajmë sytë të ngulur në qershor dhe po nuk u mor statusi është një fatkeqësi e madhe.
Duhet të punohet për reformë. Mesazhi më i mirë që duhet të jepet për promovimin e Shqipërisë është bashkëpunimi që duhet të ketë mes opozitës dhe mazhorancës për çështjet kryesore në vend”, tha Svoboda. “Mos dhënia e statusit nuk ka të bëjë me punën që ka bërë qeveria këto muajt e fundit por me problemet e vendeve brenda Europës. E di që disa njerëz që nuk dua ti referohem thonë që statusi s’iu dha për shkak të qeverisë. Arrij të shoh ndryshimet që janë bërë muajt e fundit është e rëndësishme që Europa t’i kuptojë dhe të japë statusin e vendit kandidat”, tha Svoboda.
Reforma territorialeLidhur me reformën territoriale, Svoboda u shpreh se Shqipëria është vonë, ndërkohë që Meta nënvizoi sërish se kjo reformë s’ka prapavija politike. “Unë jam nga Austria dhe ne e kemi bërë 40 vjet më parë. Pa dashur të kritikoj dua të them që ju jeni vonë. Dhe në diskutimet e mia me Metën, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës nuk shoh që të ketë pengesë në arritjen e kësaj reforme. Eksperienca në Europë tregon që kjo është nevojshme e funksionon e ndihmon në demokratizimin e vendit”, tha Svoboda. Ndërsa Meta theksoi se me reformën kursehej e i shërbehej qytetarit.
“Mendoj se kjo reformë është e rëndësishme, sepse vendi ka të njëjtën ndarje administrative që në korrik të 1992 dhe ka një përmbysje demografike. 150 njësi vendore s’kryejnë asnjë shërbim vetëm nga kjo do përfitoheshin 80 milionë dollarë. Ndërkohë ne marrim para borxh dhe paguajmë interesat. Prandaj është shumë e rëndësishme reforma. Komisioni i ngritur garanton të drejtat e opozitës. Asnjëherë s’ka pasur një ofertë të tillë me opozitën. S’ekziston asnjë prapavijë për qëllime politike apo ide salamandra, është vetëm në interes të qytetarëve, shpresoj që opozita të kontribuojë me eskperiencën e saj në këtë reformë”, tha Meta.
Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
23%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40