Gjykata shqyrton sot për Statutin e Berishës, debatet mes 2 palëve! PD për Report Tv: Seanca u përcaktua nga gjyqtari pa e pasur dosjen

Gjykata shqyrton sot për Statutin e Berishës, debatet mes 2 palëve! PD për Report Tv: Seanca u përcaktua nga gjyqtari pa e pasur dosjen

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

Sot në Gjykatën civile të Tiranës shqyrtohet kërkesa e grupit të Rithemelimit të PD për ndryshimet statutore të miratuara në kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Por kjo seancë po paraprihet nga një debat i ashpër mes palëve në parti. 

Burime zyrtare nga Partia Demokratike bëjnë me dije se gjyqtari Agron Zhukri nuk mund të marrë në shqyrtim kërkesën e grupit të Rithemelimit për regjistrimin e Statutit të 11 dhjetorit, sepse për të nuk ka dosje. Ata sqaruan se PD-ja zyrtare ka ankimuar vendimin që gjykata mori më 18 Mars, kur regjistroi ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut 2021.

Sipas tyre  Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e kuvendit të 18 dhjetorit. Gjyqtari Agron Zhukri nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të Rithemelimit për ndryshim të statutit të PD-së, bazuar në kuvendin e 11 dhjetorit, pasi ekziston vetëm një PD dhe dosja me ndryshimet statutore është ankimuar prej tyre në Apel.

Ende nuk dihet nëse Apeli e ka marrë në shqyrtim këtë ankimim të selisë blu. Ndërkohë që në seancën e 18 Marsit kur u miratuan ndryshimet statutore të 17 korrikut, juristi Indrit Sefa tha se ende nuk e kishte dorëzuar kërkesën për 18 dhjetorin. Megjithatë, gjithçka pritet të sqarohet ditën e sotme.

Ndërkohë që në lidhje me një deklaratë të bërë dje nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi për këtë çështje që sqaronte pikërisht pse Zhukri smund të marrë në shqyrtimin çështjen, Komisioni i Rithemelimit e akuzoi atë për kërcënime ndaj gjyqtarit, duke përbërë sipas tyre, vepër të rëndë penale.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë. 

Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja