Stefan Çapaliku jep “Allegretto
Albania” në gjuhën malazeze

Stefan Çapaliku jep “Allegretto<br />Albania” në gjuhën malazeze
Në Teatrin Kombëtar të Podgoricës, në Malin e Zi, do jepet premiera e dramës “Allegretto Albania” e dramaturgut Stefan Çapalikut në gjuhën malazeze. Vepra, e cila për herë të erdhi si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar para disa vitesh, bëhet dhe drama e parë shqiptare që vihen në skenën malazeze.

Përkthimi i tekstit u realizua nga përkthyesi i njohur i shqipes në Malin e Zi, Agron Camaj. Për realizimin e këtij produksioni teatror, që vjen në skenë më 15 prill u angazhua trupa profesioniste e Teatrit Kombëtar malazez e drejtuar nga Janko Ljumovic. Regjisori i kësaj pjese do jetë Idriz Gjokaj, një i ri shqiptar nga Mali i Zi, të cilit i është dhënë shansi të punojë dhe të promovohet në skenën e Teatrit Kombëtar të këtij vendi.

Në rolet kryesore luajnë Mirko Vlahovic në rolin e babait, Gorana Makovic në rolin e nënës, Slavko Kalezic në rolin e djalit të madh, Petar Buric në rolin e djalit të vogël, Dragan Racic në rolin e mësuesit, Jelena Minic në rolin e spikeres dhe Miso Obradovic në rolin e Satedinit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë