TIRANE- Qyteti bregdetar i Sarandës vazhdon të vuajë nga ndërtimet pa leje. Këtë shqetësim përveç kryetarit të Bashkisë Stefan Çipa e ka ngritur edhe ambasadori danez, i cili në mbrojtje të qytetarëve të tij ka kërkuar të ndalohen lejet e ndërtimit në mënyrë abuzive. Çipa, në pamundësi për ti bërë ballë gjykatave të cilat japin vendimi abuzive dhe duke shmangur panoramën e shëmtuar të ndërtimeve paleje, ka vendosur në balloknin e zyrës së tij si perde një brez gjelbërimi me kacavjerrëse.
Zoti Çipa, është përfshirë në axhendën parlamentare, brenda këtij sesioni, ligji për kufijtë shtetërorë, si i vleresoni amendimet e PS? Deri tani, a kanë abuzuar qeveritë me këtë çështje kaq të rëndësishme?
Kufijtë detarë janë një temë, rreth së cilës është debatuar jo pak kohët e fundit. Rregullimi i tyre me ligj, i bën vetëm mirë zgjidhjes. Sa më në kulisa të bëhen këto rregullime, aq më shumë shtohen shanset që rregullimi të kthehet në ujdi mes qeveritarësh dhe sa më transparent të bëhet procesi, aq më optimale është zgjidhja përfundimtare. Partia Socialiste ka shprehur rezervat e veta për ligjin e kufijve detarë dhe amendimet e bëra prej saj në projektligj, vetëm sa e përsosin atë dhe u mbyllin rrugën abuzimeve.
A kanë qenë të përcaktuar kufijtë shqiptarë më herët, jeni në dijeni meqë ju jeni një zonë kufi?
Unë jam lindur e rritur në Sarandë, ku ndahen kufijtë detarë jugorë. Më duket absurde kur dëgjoj të thuhet se kufijtë nuk kanë qenë të përcaktuar. Përgënjeshtrimi më i mirë për këtë janë peshkatarët sarandiotë, që janë njohës dhe respektues të kufijve ndërshtetërorë në det. Aq më tepër e dukshme është kjo në lundrimin e trageteve në hapësirën detare midis brigjeve të Sarandës dhe Korfuzit, që në një kuadrat të caktuar në Mezokanal bëjnë ndryshimin e flamujve. Në se janë duke lundruar drejt Sarandës, në këtë pikë ulet flamuri grek dhe ngrihet flamuri shqiptar, ndrësa kur janë duke lundruar drejt Korfuzit, pikërisht atje ulin flamurin shqiptar dhe vendosin atë grek. A mund të thuash se respektohet një gjë që nuk ekziston?! Mendoj se kjo praktikë ndërkombëtare, e kthyer në një rregullsi, është përgjigja më e mirë e pyetjes në kanë qenë apo jo të përcaktuar kufijtë detarë me Greqinë.
Para disa ditësh keni pasur përplasje në det, pra peshkatarët tuaj me rojet bregdetare, si e komentoni këtë situatë dhe nga se shkaktohet?
E njoh situatën e përplasjes së peshkatarëve sarandiotë me rojen bregdetare greke. Në vlerësimin tim, edhe ky është një ndër të shumtat raste që tregojnë se "mëkatet" e politikës shkarkohen tek njeriu i thjeshtë. Sa më gjatë të lihen evazivë kufijtë detarë, me drafte ligjesh të pastudjuar e të paplotë dhe që nuk refelktojnë realitet konkretë, aq më shumë situata delikate krijohen për njerëzit e detit. Dua të besoj se këto kanë qenë episode sporadikë, pasi karakteristike nuk është kjo klimë në punën e peshkatarëve sarandiotë. Ata, jo vetëm që kanë raporte shumë të mira me homologët e tyre grekë, por edhe me autoritetet portuale e rojen bregdetare ka zotëruar mirëkuptimi. Mjafton të them që peshkatoret tona shpesh furnizimin me karburant apo shërbimet e kantierit i bëjnë në portin e Korfuzit, pasi çuditërisht atje u shkojnë edhe më lirë, se sa të shkojnë për të bërë kantier në Durrës. Dhe kanë qenë të mirëpritur e të kënaqur nga shërbimi. Për mua, edhe rastet që janë përjashtim nga kjo klimë, i prodhon politika, sigurisht në të dy anët e kufirit. E rëndësishme është të kontribuohet që përsëri, me dialog dhe mirëkuptim, të kapërcehen ato dhe situata të rikthehet në normalitetin e zakonshëm.
Saranda është një qytet bregdetar dhe frekuentohet nga turistët shqiptare dhe të huaj. Ne aktualisht kemi ligjin e moratoriumit të skafeve, a pengon turizmin dhe në këtë aspekt a kërkoni shfuqizimin, meqë ju prekeni drejt nga ky ligj si vend bregdetar që jeni?
Në perceptimin tim, moratoriumi i skafeve është një vrasje që i bëhet turizmit nga qeveria. Në se në trevjetëshin e parë, edhe mund të justifikohej e pranohej deri diku, për t'u vënë fre trafiqeve, tani që ato janë vënë në kontroll, mbajtja në fuqi dhe përsëritja edhe me tre vjet të tjera e këtij moratorimi është pengesë për zhvillimin dhe jo për trafiqet. E them këtë, pasi të gjithë e shohim që edhe psikologjia e shqiptarëve ka ndryshuar. Nuk mendohet më se jeta mund të shtyhet apo e ardhmja mund të ndërtohet me trafiqe, por duke ngritur biznese e sidomos me industrinë e turizmit. Po turizëm të zhvilluar pa det e pa skafe, pa jahte e veliera, zor të gjesh gjëkundi në botë. Vetëm në Shqipëri ato vazhdojnë të ndalohen nga qeveria, duke i vendosur kushte dhe pranga zhvillimit. Për këtë qeveri të huajt mund të hyjnë e të dalin me skafe, jahte e veliera në ato ujëra, që janë të ndaluara vetëm për shqiptarët. Në vlerësimin tim, kjo është shumë diskriminuese dhe antikushtetuese.
Para disa ditësh ka reaguar ambasadori danez në lidhje me një shqetësim që ka për shtetasit e vet. Ju e njihni si çështje,dhe si keni reaguar nga posti juaj?
Është e njohur magjia e Sarandës me pozicionin dhe atraksionin e saj natyral. Rrallë gjen qytet tjetër, ku ndërtimet dhe zonat e banuara të jenë vendosur si në një amfiteatër, të tëra përballë detit, i cili vetë i përngjan një skene. Kush nuk do të donte jo vetëm të pushonte, por edhe të jetonte, apo të kishte një rezidencë në këto kushte?! Kësaj ëndrre i janë dorëzuar edhe jo pak shtetas të huaj, që kanë ardhur për herë të parë si turistë e pastaj janë bërë banorë të Sarandës, duke blerë apartamente të tyre. Qytetarët e Sarandës dinë se ka madje disa pallate, ku pronarë të apartamenteve në masë dërmuese janë shtetas të huaj, si: hollandezë, italianë, grekë, danezë etj. Por në jo pak raste ky ka rezultuar një "karem" i keq. I tillë është edhe rasti i shtetasit danez, për të cilin pati interesim dhe reagim edhe ambasadori i Danimarkës në vendin tonë, zoti Carsten Ankjaer Jensen. Shqetësimi i shtetasit danez, rezident në Sarandë, ka qenë një nga temat, për të cilat pata rastin të bisedoj me zotin Ankajer. Çfarë ka ndodhur në fakt? Apartamenti i tij gjendet në një pallat buzë detit, në lagjen Nr.4 në Sarandë. Me siguri që ai zgjodhi të bëhet blerës i një apartamenti fare pranë detit, duke u nisur edhe nga ideja se nuk kishte asnjë shans që të vazhdonte brezi i ndërtimeve më pranë vijës së ujit. Kështu u duk në vitet e para të banimit, por nuk ishin të një mendjeje edhe urbanistët dhe bashkiakët pararendës me bashkinë e sotme në Sarandë. Rezultoi se ata kishin firmosur dhe i kishin dhënë fuqi zbatimi, lejes për ndërtimin e një objekti tjetër, që i dha fund pamjes, por edhe daljes në det. Ashtu si gjithë banorët e tjerë, edhe danezit i duhet të bëjë tani një unazë të madhe për të shkuar në plazhin, që, në vijë ajrore, gjendet vetëm disa metra larg nga pallati i tij. Edhe më parë se të vinte shqetësimi i tij përmes zotit ambasador, bashkia aktuale e ka trajtuar rastin si një ndër dukuritë antiligj me ndërtimet që prekin buzën e ujit në Sarandë. Firmosa një akt pezullimi për ndërtimin, por ai zgjati vetëm dhjetë ditë, pasi paligjshmërisë së ndërtimit të ri i dha legjitimitet vendimi i gjykatës së Sarandës, sipas të cilit i paligjshëm ishte bllokimi që kishte bërë bashkia. Më lejoni të citoj atë që tha ambasadori Ankajer, vendi i të cilit ka aktualisht presidencën e radhës të BE, në bisedën e zhvilluar, duke marrë shkas nga ky rast. "Ndërtimet pa leje dhe mbushja e detit duhen trajtuar me ligj si krime kundër njerëzimit", u shpreh rreptësisht ai. Bisedën me ambasadorin danez e vijova në verandën e zyrës sime në bashki. I tregova se antiligji sfidon edhe vetë ndërtesën e bashkisë, pasi ngjitur me të po ngrihet gjithashtu një pallat. I tregova se, për të zbutur pamjen e betonit që më vinte kaq afër, vendosa si perde një brez gjelbërimi me kacavjerrëse në verandën time.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vrasin turizmin e Sarandës">