Stefan Fyle: Bashkimi Evropian
nuk do ndarje të Kosovës

Stefan Fyle: Bashkimi Evropian <br />nuk do ndarje të Kosovës
“Integriteti territorial nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, pasi Komisioni Evropian, në raportin e tij qartëson se mban qëndrim neutral ndaj statusit”,- ka thënë komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

“Kërkesa jonë do të thotë se nuk duam ndarje të Kosovës”, ka sqaruar diplomati evropian për mediat serbe, shkruan REL.

Komentet e tij pasojnë deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kërkesa e dokumentit të Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, kërcënon dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Fyle tha se integriteti territorial nuk do të ishte një befasi, pasi parimin e mosndryshimit të kufijve, sipas tij, e ka theksuar Grupi i Kontaktit që në 2005-ën kur u bënë negociatat për statusin e Kosovës.

Komisioneri evropian po ashtu thekson se përkufizimi për normalizimin e marrëdhënieve nënkupton sigurimin e mundësisë që të dyja palët të lëvizin drejt Bashkimit Evropian, pa bllokuar njëra-tjetrën në këtë rrugë.

Brukseli ka publikuar të mërkurën raportin për ecurinë e Serbisë drejt BE-së, duke mos i rekomanduar Beogradit datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, por normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi