Stefan Lano: Shqipëria, si e gjeta

Stefan Lano: Shqipëria, si e gjeta
TIRANE - Stefan Lano, ky dirigjent i shquar me origjinë shqiptare, prej ditësh po drejton Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ai do të sjellë në skenën e këtij institucioni më 19 dhjetor 2014 premierën koncertore të Anton Bruckner, Simfonia Nr. 4, e titulluar “Romantike”. Stefan Lano ka lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë, babai i tij është nga Korça dhe nëna nga Boboshtica e Korçës.

Lano vjen për herë të parë në Shqipëri, duke plotësuar ëndrrën e prindërve të tij që nuk mund të ktheheshin dot kurrë në vendlindjet e tyre gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Fjalët e shqipes i ka harruar nga mungesa e përdorimit, por nëse i kthehet kujtesës së fëmijërisë, atij mund t’i vijnë ndër mendje disa fjalë shqip. “Më kujtohen disa fjalë të nënës “kokëdru” dhe “të rëntë pika”, thotë Lano dhe qesh me të madhe. Duket i sapodashuruar me vendin e tij të origjinës. “Unë kam gjak shqiptari”, thotë ai, dhe tregon se si i tillë ndihet krenar kur dëgjon për shqiptarët e famshëm nëpër botë. E ka fjalën për violinistin e famshëm Tedi Papavrami dhe shkrimtarin Ismail Kadare.

Dirigjenti Stefan Lano, i lindur në Amerikë, dhe me kombësi zvicerane, është një nga drejtuesit më të famshëm të orkestrave të botës. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe ka dirigjuar pothuajse në të gjithë botën, Gjermani, Zvicër, Austri, Japoni, Singapor, Montreal, Amerikë Jugore. Tashmë është i ftuar për të drejtuar Orkestrën Simfonike të TKOB-it. Pas koncertit Lano do të shkojë të vizitojë vendin e lindjes së prindërve të tij. Ndërkohë, siç do ta mësojmë nga kjo intervistë po projektohen ide të tjera bashkëpunimi me Shqipërinë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike