Rozana Radi është një nga artistet më të dashura shqiptare. Kohët e fundit moderatorja e njohur po shijon pushimet e saj në Capri, Itali nga ku poston foto shumë të bukura.
Në një nga postimet e bëra shihet edhe mesazhi i një prej stilistëve më të famshëm në botë, Stefano Gabbanas. Në një foto ku Radi shihet në një nga dyqanet e markës “Dolce Gabbana”, artistja shkruan se "Kapri nuk është Kapri pa D&G", e në këtë foto ka etiketuar edhe stilistin e njohur.
Foto e publikuar nga artistja shqiptare Rozana Radi
Ai i është përgjigjur menjëherë, duke i dërguar me emoji një zemër . "Nuk ndodh përditë të të dërgojë një zemër Stefano Gabbana,"shkruan Rozana në postimin e radhës në instastory, ku shfaq përshëndetjen e stilistit të famshëm.