Stefanoviç: Duan të na marrin veriun dhe liqenin e Gazivodës

Stefanoviç: Duan të na marrin veriun dhe liqenin e Gazivodës
Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç ka thënë se marrëveshja e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit për energjinë dhe telekomunikacionin nuk është arritur për shkak të “kërkesave të tepruara të palës shqiptare.

Sipas tyre përkundër deklaratave të palëve bashkëbiseduese se temat e debatueshme janë lënë ad acta, “kjo megjithatë nuk është e vërtet”.

“Jo vetëm se shumë çështje të rëndësishme nuk janë arritur, por qeverinë e re serbe tek tash e presin temat e vështira, si energjetika dhe telekomunikacioni... Po ashtu, disa nga marrëveshjet ende nuk zbatohen - ose se pse interpretohen ndryshe, ose pse presin miratimin e qeverisë së re”, shkruan “Politika”. 

“Statusi i serbëve të veriut dhe e kësaj pjese duhet të definohet në dialogun e ardhshëm”, ka thënë ai.

Kjo ditore shkruan se do të fillojë edhe dialogu politik që nënkupton definimin e statusit të veriut të Kosovës, strukturën e saj, çështjen e manastireve dhe kishave serbe, garancitë për serbët në jug të Ibrit dhe çështjet e pronësisë. 




  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale