Stefanoviç: Kosova i keqpërdoron marrëveshjet

Stefanoviç: Kosova i keqpërdoron marrëveshjet
Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit se që nga 1 qershori në Kosovë do të konfiskohen veturat, të cilat nuk kanë targa të institucioneve të Kosovës, sipas shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç është keqpërdorim i marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje dhe as pjesë të fshehta të marrëveshjeve dhe ajo që është e vërtetë në vetë marrëveshjen për lëvizje të lirë shkruan se të dyja palët do të bëjnë gjithçka që u mundëson qytetarët të cilët jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë ose KS ose RKS targat”, citon Kosovapress të ketë  thënë Stefanoviç për mediat serbe.

Ai ka pohuar se pushtetarët serb janë në kontakt me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më parë.

“Republika e Serbisë kurrë nuk do të ndalojë së lëshuari targa dhe dokumente serbe dhe kjo as nuk është as nuk do të jetë pjesë e marrëveshjeve me Prishtinën”, ka thënë Stefanoviç për mediet serbe.

Qeveria që nga viti i kaluar u ka dhënë serbëve të Kosovës disa afate për ndërrimin e tabelave, duke iu mundësuar që nëse nuk duan të kenë targa RKS, të pajisen me targa KS, por jo t’i mbajnë edhe më tutje targat e lëshuara nga Serbia. 

Deri tani, serbët e Kosovës kanë përdoru targa makinash që nga ish-Jugosllavia, konfederata Serbi-Mal i Zi dhe së fundmi ka prodhuar edhe targa të reja me inicialet e qyteteve të Kosovës, duke e konsideruar kështu Kosovën si pjesë të Serbisë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza