Stefanoviç: Kuper të sqarojë interpretimin e ujdisë mbi fusnotën

Stefanoviç: Kuper të sqarojë interpretimin e ujdisë mbi fusnotën
Shefi i ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, deklaroi sot se ndërmjetësi në dialog Roibert Kuper po vjen në Beograd për ta shpjeguar interpretimin e vet të disa ujdive nga Brukseli e para se gjithash ujdinë mbi përfaqësimin rajonal, e cial, siç, thot, është diametralisht e kundërt nga interpretimi i Beogradit dhe në
harmoni me interesat e Prishtinës. 

Në një konferencë për media në prag të vizitës së sotme të Kuperit, Stefanoviç theksoi se Beogradi do ta zbatojë atë ujdi tek kur të rregullohet institucionalisht sipas mënyrës së arritjes së ujdisë që me emërtimin Kosovo të ceket edhe i tërë teksti i fusnotës. Ai ka nënvizuar se pas interpretimit të kundërt të asaj ujdie nga ana e Kuperit, mbetet fakti se problemi i përfaqësimit rajonal nuk është zgjidhur sepse, siç tha, është arritur marrëveshja që me yllkën në tabelë me emrin e Kosovës, të qëndrojë edhe teksti i plotë i fusnotës. 

"Ne po kërkojmë dhe jemi të gatshëm që në tërësi ta zbatojmë atë ujdi kur të rregullohet në institucione siç është dakorduar, si tërësi unike edhe teksti i fusnotës” ceku Stefanoviç.
Ai tha se fatkeqësisht po bëhet interpretimi që është në harmoni me interesat e Prishtinës e kjo është se nuk është caktuar se ku duhet të gjendet fusnota. "Nëse nuk shkruan se fusnota është në tabelë, a shkruan se është në dokumentacion, si pohon Kuper. Ku është atëherë fusnota", pyet Stefanoviç.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit