Serbët e Kosovës prej disa ditësh janë të obliguar që në automjetet e tyre të bartin targat e Kosovës dhe këtë vendim të Ministrisë së Punëve të brendshme e mbështet edhe EULEX-i.
Shefi i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviç, ka thënë me marrëveshjen e arritur në dialogun në Bruksel nuk parashihet që serbët në veri të Kosovës të përdorin këto targa.
Stefanoviç për televizionin publik të Serbisë, tha se gjatë procesit negociator është bërë qartë me dije se veriu i Kosovës, për arsye të specifikave të veta, nuk bën të bëjë pjesë në dispozitat e marrëveshjes dhe se ajo vlen vetëm për serbët në jug.
EULEX-i ka njoftuar se rregullat e reja për targat e automjeteve vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e veriut.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com