Stefanoviç: Veriut status special, 
të gatshëm për vazhdimin e dialogut

Stefanoviç: Veriut status special, <br />të gatshëm për vazhdimin e dialogut
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime Borisllav Stefanoviç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën. 

“ Do të jetë vështirë, por po punojmë në atë që në dhjetor të marrim datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Mendoj se të gjithë në Evropë e dijnë që Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe për këtë arsye as nuk ka pretendime të tilla”, ka thënë Stefanoviç, në një intervistë për të përditshmen vijeneze Viner Cajtung, transmeton beta. 

Ai më tutje ka shtuar se veriu i Kosovës duhet të ketë statusin special. “Ekzistojnë shembuj për këtë si ai i Tirolit jugor apo i dy Gjermanive”

Stefanoviç ka vlerësuar se Prishtina po ndërhyn në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, njëanshëm dhe me dhunë kundër serbëve. Ai ka thënë se e vetmja politikë që në Serbi mund të ketë sukses është Kosova dhe Bashkimi Evropian.

Që të dyja janë pjesë të identitetit tonë dhe duhet ti zgjidhim të dy problemet. Secila palë që përcjell vetëm perspektivën evropiane dhe e cila do të heqë dorë nga Kosova, do të humbte besueshmërinë, jo vetëm në vendin e vet por edhe në Bruksel, ka thënë Stefanoviç. 

Ndërsa, paralajmërimet e institucioneve të Kosovës për ndërhyrjen në veri, i ka vlerësuar si iluzione të rrezikshme. 

“Prishtina pretendon që aq thjesht mund të ndërtojë institucionet pa pjesëmarrjen e Beogradit dhe njerëzve të cilët jetojnë në veri. Por, kjo asnjëherë nuk do të jetë e pranueshme. E vetmja dalje nga kjo dilemë dërgon në rrugën e dialogut në të cilën të gjithë janë të kyçur, ka thënë Stefanoviç. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi