Stenda e librit, “Në udhë”
i Jack Kerouac

Stenda e librit, “Në udhë”<br />i Jack Kerouac
Në mars 1950 Xhek Kerouaku arriti të botonte librin e tij të parë të titulluar: “Qyteza dhe Qyteti”, i cili, megjithëse i siguroi njohje në rrethet letrare, kaloi pa ndonjë bujë tek lexuesit dhe është shkruar me një stil konvencional, që ai e braktisi shpejt. Romani “Në Udhë” doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sirtarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papërshtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmendjes.

Kritikët dhe gazetarët u përqëndruan veçanërisht tek termi Biit Xhenereishën (Beat Generation), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe ku, siç shprehet ai vetë, fjala “Biit” (Beat) nënkupton një gjendje etheje, shkrirjeje me gjithësinë dhe ekzaltimi permanent, të ngjashëm me atë të shenjtorëve, të cilët përjetojnë një nivel më të lartë vetëdije; në fjalët e autorit të këtij libri: “ngazëllimi ekzaltues dhe rrëgjues i thjesht qenies, (të qenurit, egzistencës)”[1]. Për budizmin, të cilin gjithashtu e studioi dhe përqafoi, Nirvana.

Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950. Vepra e Xhek Kerouaku vazhdon të jetë shumë e vlerësuar dhe, që nga çasti kur pa dritën e botimit,“On the Road” ribotohet rregullisht në të gjitha gjuhët e rëndësishme të botës, duke u renditur pa ndërprerje në 100 librat më të rëndësishëm të letërsisë moderne anglisht (sipas Time Magazine, New York Times), dhe sipas një sondazhi të Le Monde, të vitit 1999, në 100 librat më me ndikim tek lexuesit francezë të shekullit të njëzetë.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 09.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri