Step aerobia, teknika më e
efektshme për fizikun

Step aerobia, teknika më e<br />efektshme për fizikun
Step aerobia është një ndër ushtrimet më të vjetra të fitnesit me anë të së cilës shumë persona kanë përfituar në një kohë të shkurtër fizikun e dëshiruar. Kjo teknikë e fitnesit njeh një përdorim më të madh tek vajzat dhe gratë ku ndiqen nga grupmosha të ndryshme.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", Anila Kambo, instruktorja e një prej palestrave më të njohura në Tiranë, thotë se me ushtrimet e step aerobisë mund të kemi përfitime fizike të dëshiruara pasi vihen në lëvizje të gjitha grup muskujt e trupit.

"Është relaks i mëndjes duke u shoqëruar me muzikën punohen të gjithë grup muskujt e trupit. Brenda një ore vihen në lëvizje të gjithë muskujt, një harmoni e përgjithshme e gjithë fizikut", shton Anila.

aerobi

Por, cilët janë personat që duhet ta praktikojnë më tepër step aerobinë? Për këtë instruktorja Anila Kambo na thotë që personat e shëndetshëm duhet të ushtrojnë më tepër këtë teknikë pasi ul peshën e trupit të tyre në mënyrë më të efektshme.

Përsa i përket periudhës më të duhur për të praktikuar step aerobinë, Anila thotë: "Kjo teknikë e palestrës duhet të filloi me intesitet në periudhën e pranverës pasi trupi përgatitet për sezonin e verës".

aerobi

Ushtrimet e step aerobisë janë të thjeshta sepse ngarkesa e ushtrimeve të tyre rritet ngadalë, pa u kuptuar, në mënyrë që trupi mos ta ketë të vështirë.
Anila thotë: "Nëse një klientë ndjek orën e step aerobisë e ka më të lehtë të zhvillojë palestrën pa u lodhur pasi gjithë grup muskujt e trupit janë vënë në lëvizje".

Ushtrimet e step aerobisë përfshijnë ushtrime me gira, me top dhe me llastikun tek këmbët. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024