Lëvizja e kafshëve endacake në Tiranë është parë nga qytetarët edhe si rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive. Shqetësimit të tyre i përgjigjet Marvin Brahaj, mjek veteriner, teksa thotë se sterilizimi i kafshëve e shmang këtë rrezik. Por në stinën e verës ndaj tyre duhet treguar më kujdes sepse rritja e temperaturave i favorizon infeksionet.
“Me ardhjen e verës, infeksionet dhe infestimet parazitare rriten kështu që përveç sterilizimit nga Bashkia Tiranë do ishte më mirë të futeshim edhe me mini përkujdesje. Çdo muaj patjetër që duhet bërë parazit i jashtëm, pipeta e parazitit të jashtëm gjithashtu dhe kollaret anti parazitar”, tha Brahaj.
Brahaj: Problem braktisja dhe keqtrajtimi i kafshëve endacake
Sipas Brahajt edhe pse ka nisur sensibilizimi i njerëzve për të drejtat e kafshëve, problem serioz mbetet braktisja dhe keqtrajtimi i tyre.
“Nuk është mirë që ti gjuajmë e para, nuk është mirë që ti bërtasin, e dyta. Mirë është që ta lënë atë të kalojë në rrugën e vet dhe të tjerët në rrugën e tyre. Problem tjetër janë pronarët të cilët kanë një qen, ato i abandonojnë”, u shpreh Brahaj.
Në Tiranë prej më shumë se një muaji Bashkia e Tiranës ka nisur vaksinimin dhe sterilizimin e tyre për të shmangur shtimin natyror.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO