Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për të pushuar çështjen që po gjykohet për koncensionin e sterilizimit, dhe shpalljen e akteve hetimore të pavlefshme.

Mbrojtja e ish-ministrit të Shëndetësisë kishte 22 kërkesa në total, një pjesë të të cilave gjykata i rrëzoi, dhe për një pjesë tha se do të shprehet gjatë gjykimit të themelit.

"Vendimet e gjykatave nuk komentohen, megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur, unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në 3 grupe. Për një pjesë tha që nuk më takon mua të shprehem në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa një pjesë të tretë e rrëzoi. Ajo që unë konstatova të saktë është që procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë, çdo seancë që ndodh këtu. Praktikisht procedura penale ka shumë detyrime për prokurorët por ka harruar me ose pa dashje të shprehet për pasojat nëse prokurorët nuk e zbatojnë. Në këto kushte gjykata konstaton po, nuk e ka zbatuar procedurën penale për rifillimin e procesit kur ka pasur një vendim pushimi, nuk e ka zbatuar për t’u marrë në pyetje në kohë, nuk e ka zbatuar për të marrë provat tona, por thotë meqenëse nuk ka pasojë për mosveprimin e tyre, do të vazhdojmë këtu ndërkohë që të drejtat procedurale të çdokujt që është i akuzuar ngelin jetim", tha Beqaj.

Hetimi për ish-ministrin e shëndetësisë nisi me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit 100 milionë euro në vitin 2015.

Gjatë seancës paraprake, gjyqtarja u sugjeroi prokurorëve t’i rikualifikojnë akuzën. Për gjykim, SPAK e dërgoi edhe për  vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Vepra e fundit, pritet të bjerë gjatë shqyrtimit në themel, pasi e njëjta ka rënë dhe për grupin e parë që u akuzuan si bashkëpunëtorë të Beqajt, në një proces me vete me gjykim të shkurtër. Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish/ zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj u shpallën të pafajshëm në shkallën e parë për grup të strukturuar kriminal dhe u dënuan vetëm për vepra të tjera.

Seanca e radhës është caktuar më 2 dhjetor, në orën 10:00.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (3 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?