Sterilizimi, MSH: PD shpif! Tenderi
transparent dhe te 'Financial Times'

Sterilizimi, MSH: PD shpif! Tenderi<br />transparent dhe te 'Financial Times'
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e djeshme nga ana e Partisë Demokratike lidhur me tenderin e sterilizimit të veglave kirurgjikale.

Akuzat e opozitës, se tenderi po bëhet për të pasuruar miqtë dhe të afërmit e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë i ka cilësuar shpifje të radhës.

Përmes një komunikate për mediat, MSH duke ripërsëritur qëndrimin e këtij institucioni për të qenë gjithnjë në funksion të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, thekson se tenderi i sterilizimit është bërë në mënyrë transparente dhe konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Siç nënvizon Ministria e Shëndetësisë, tenderi në fjalë ka kaluar të gjitha fazat përkatëse, që kanë të bëjnë me studimin, hartimin e dokumentacionit, për të përfunduar me prokurimin publik në faqen online të APP-së si dhe njoftimin si procedurë në gazetën “Financial Times”. Për këtë të fundit, MSH ka dërguar bashkangjitur me komunikatën, edhe njoftimin e bërë në gazetën prestigjioze ndërkombëtare.

“Kjo proçedurë ka qenë transparente dhe e konsultuar, që nga momenti i konceptimit të saj në dhjetor 2013, studimit vijues paraprak të vlerësimit të situatës në të gjithë spitalet e vendit, konsultimit dhe komunikimit shkresor me të gjithë drejtuesit e shërbimeve kirurgjikale në shërbimet spitalore universitare, hartimit të dokumentacionit përkatës, siç janë studimi i feasibilitetit dhe hartimi i dokumentacionit standard të tenderit, duke vijuar së fundi me publikimin në portalin online të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), dhe njojftimin si proçedurë prokurimi publik ndërkombëtar në gazetën prestigjoze ndërkombëtare “Financial Times”, e premte, 13 shkurt 2015.” thuhet në njoftimin e MSH

Sa i përket shumës së pretenduar nga ana e opzitës, prej 96 miliardë lekësh, Ministria e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke nënvizuar se i gjithë projekti parashikon një investim fillestar në shumën e 1.6 miliardë lekësh. Sipas MSH, kjo është e njëjta shumë me koston e vitit 2013 të QSUT-së lidhur me instrumenta kirurgjikalë dhe sterilizimin e tyre.

“Ndërkohë, lidhur me koston financiare të këtij programi, informojmë se, të dhënat e vitit 2013 për QSUT-në dëshmojnë se kostot operative të shpenzimeve mesatare për instrumenta kirugjikalë, sterilizimin e tyre, dezifenktimit të sallës, lëvrimit të veshjeve, si dhe kosto të tjera të lidhura me sallat operatore kirurgjikale për një operacion, me kushtet aktuale të, janë pothuaj të barabarta me atë çka ne synojmë të shpenzojmë me këtë projekt të ri. Projekti i ri, me të njëtin nivel shpenzimesh, përmban një investim fillestar në instrumenta kirurgjikale dhe makineri e pajisje me vlerë 1.6 miliardë lekë, dhe një riinvestim po me këtë vlerë në vitin 2022, i cili në fund të zbatimit të kontratës mbetet pronë e sistemit spitalor publik. Atëherë, për çfarë proteston Opozita? Mos vallë po harxhohet më shumë? Jo, po mendohet të shpenzohet e njëjta sasi parash për të rritur sigurinë, cilësinë dhe shkallën e profesionalizmit të shërbimit kirurgjikal në vend.” nënvizon Ministria e Shëndetësisë

Ditën e djeshme, selia blu përmes Grida Dumës, akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë, se me qëllim pasurimin e miqve të kryeministrit, ka nisur një tender me vlerë 96 miliardë lekë, në mënyrë aspak transparente.

PDF - Publikimi i tenderit në gazetën "Financial Times"



PDF - Publikimi i tenderit në gazetën "Financial Times"



Më poshtë komunikata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Në përgjigje të deklaratës dhe akuzave të djeshme (23/02/2015) të përfaqësueses së Partisë Demokratike, znj. Grida Duma, sqarojmë sërish opinionin publik se:

Pikërisht, duke u nisur nga siguria e pacientit dhe e jetës së njeriut, kur ai hyn në sallën e operacionit, Ministria e Shëndetësisë, me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, ka vendosur të përmirësojë rrënjësisht situatën problematike kronike të teknologjisë, instrumentave dhe sterilizimit në sallat kirurgjikale dhe në kabinetet kirurgjikale.

Është detyra jonë të sqarojmë sërish opinionin publik dhe të hedhim poshtë shpifjen e rradhës së PD-së, lidhur me transparencën e plotë që ka shoqëruar të gjithë proçesin e prokurimit publik për “sigurimin e shërbimeve të integruara për ofrimin e set-it të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me materiale mjekësore sterile njëpërdorimshe në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe mjediseve ku do të ofrohet ky shërbim”.

Kështu, kjo proçedurë ka qenë transparente dhe e konsultuar, që nga momenti i konceptimit të saj në dhjetor 2013, studimit vijues paraprak të vlerësimit të situatës në të gjithë spitalet e vendit, konsultimit dhe komunikimit shkresor me të gjithë drejtuesit e shërbimeve kirurgjikale në shërbimet spitalore universitare, hartimit të dokumentacionit përkatës, siç janë studimi i feasibilitetit dhe hartimi i dokumentacionit standard të tenderit, duke vijuar së fundi me publikimin në portalin online të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), dhe njojftimin si proçedurë prokurimi publik ndërkombëtar në gazetën prestigjoze ndërkombëtare “Financial Times”, e premte, 13 shkurt 2015.

Ndërkohë, lidhur me koston financiare të këtij programi, informojmë se, të dhënat e vitit 2013 për QSUT-në dëshmojnë se kostot operative të shpenzimeve mesatare për instrumenta kirugjikalë, sterilizimin e tyre, dezifenktimit të sallës, lëvrimit të veshjeve, si dhe kosto të tjera të lidhura me sallat operatore kirurgjikale për një operacion, me kushtet aktuale të, janë pothuaj të barabarta me atë çka ne synojmë të shpenzojmë me këtë projekt të ri

Projekti i ri, me të njëtin nivel shpenzimesh, përmban një investim fillestar në instrumenta kirurgjikale dhe makineri e pajisje me vlerë 1.6 miliardë lekë, dhe një riinvestim po me këtë vlerë në vitin 2022, i cili në fund të zbatimit të kontratës mbetet pronë e sistemit spitalor publik.

Atëherë, për çfarë proteston Opozita? Mos vallë po harxhohet më shumë? Jo, po mendohet të shpenzohet e njëjta sasi parash për të rritur sigurinë, cilësinë dhe shkallën e profesionalizmit të shërbimit kirurgjikal në vend.

Partneritetin publik privat ne e konsiderojmë si një rrugë të shpejtë dhe efektive për të realizuar investime madhore dhe të domosdoshme në shëndetësië, menaxhim dhe administrim efikas të mjeteve dhe burimeve, duke mbetur garant të cilësisë dhe sigurisë së shërbimit shëndetësor që ofrohet në spitalet tona publike.

Projekti i ri rrit sigurinë për mbrojtjen e jetës së pacientit, rrit cilësinë e shërbimit, ul kostot e shërbimit shëndetësor që burojnë nga infeksionet spitalore (ditëqëndrim dhe përdorim barnash materialesh mjekësore), i’u ofron kirurgëve shqiptarë mundësinë për të shprehur në maksimum aftësinë e tyre, e afron zbatimin e standardeve të BE-së për sterilizimin dhe materialet mjekësore njëpërdorimshe, rrit besimin e qytetarëve shqiptarë tek sistemi shëndetësor publik, përmirëson imazhin e shërbimit shëndetësor publik dhe të vendit tek vizitorët e huaj investitorë, apo turistë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin