'Sterilizimi' në SPAK, Rama: Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të

'Sterilizimi' në SPAK, Rama: Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dërgimit të koncesionit të sterilizimit në SPAK nga nisma Thurje, teka ministria e Shëndetësisë bëri disa ndryshime në kontratë. Megjithatë Rama shkruan se akuzat për PPP-të dhe rastin konkret të koncesionit të sterilizimit janë dokrra. Sipas tij, koncesioni i sterilizimit ka ndryshuar gjendjen në spitalet tona duke përmirësuar kushtet në mënyrë rrënjësore.

Postimi i plotë i Edi Ramës
Ju kanë rrokanisur kokën me dokrrat shurdhuese për PPP-të (partneritetet publike privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, por e vërteta është se deri dje (dhe dje jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet.

ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si rezultat i investimit privat që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane

ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, por jo gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit. Në partneritetet publik privat janë paratë e privatit që investohen për shërbime shumë më të mira për ju, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, investimet kthehen në pronë e shtetit. Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po është e sigurtë se nëse do të ju duhet të bëni një ndërhyrje kirurgjikale falë PPP-së, nuk do të hiqni të këqiat e mëdha që hoqën për dekada qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij partneriteti publik privat).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 31/01/2020 22:59

    Pardje Beqja dhe sot vetë Skenderbeu i pushtetit, dy aksionerët mafiozë që nëpërmjet një fshatari emigrant nga Vlora përlajnë më e pakta 40% të miliardave të sterilizimit, nëpërmjet propagandës gëbelsiane po përgatisin terrenin për të justifikuar vendimin e paracaktuar të ASPAK-ut për ta nxjerrë të pastër këtë rrjepje gjigande të paprecedent në asnjë vend tjetër në botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes