Një operacion i simuluar u zhvillua këtë të enjte rreth 6 milje larg Portit të Durrësit, ku morën pjesë forcat detare shqiptare dhe aleatet, në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare "Defender Europe 25".
Tre anije të Flotës Detare Shqiptare, Lissus, Oriku dhe Semani, dy anije të marinës amerikane si dhe dy helikopterë Cougar të Forcave Ajrore u angazhuan në këtë skenar (ushtrim) që teston reagimin ndaj kërcënimeve te mundshme.
Për herë të parë, Shqipëria ka aktivizuar dronët e saj ushtarakë për mbikëqyrjen e operacionit, të cilët siguruan pamje në kohë reale për Komandën e Brigadës në Zall-Herr.
“Stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale të përbashkët, ndërveprimin mes forcave dhe aftësinë për të reaguar ndaj kërcënimeve në përputhje me Nenin 5 të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen kolektive”, tha Adnan Agastra, Kundëradmiral, Komandant i Forcës Detare.
Stërvitja është pjesë e fazës së dytë të "Defender Europe 25", e cila po zhvillohet në tetë shtete të Ballkanit dhe Europës Juglindore. Përveç Shqipërisë, një tjetër pikë kyçe e këtij operacioni është Kosova, ku fokusi do të jetë mbrojtja e infrastrukturës kritike, sigurimi i pikave të imbarkimit dhe menaxhimi i logjistikës së avancuar.
“Kjo stërvitje përbën një demonstrim të qartë të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë rajonale”, shtoi Agastra.
"Defender Europe 2025" është ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake në Europë, e udhëhequr nga forcat amerikane dhe me pjesëmarrjen e 28 mijë trupave nga 39 vende. Operacionet shtrihen në 16 shtete dhe përfshijnë njësi nga toka, ajri dhe deti, me synimin për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive në rajon.
Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.8%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
17 Shkurt, 10:41
-
Reshjet e shiut/ Lumi Ishëm del nga shtrati në fshatin Murqinë të Fushë Krujës! Izolohet një lagje
17 Shkurt, 09:53
-
SKEDA/ Projekti pranë Amfiteatrit të Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken nga shembjet
16 Shkurt, 16:59
-
Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit në fazën përfundimtare, Gonxhe: Jemi pranë rihapjes së tij për publikun
16 Shkurt, 13:49
-
Durrës/ Sot afati i fundit për të liruar banesat, Banorët që preken nga projekti TID: Çmimi i propozuar shumë i ulët, të pezullohet shembja
16 Shkurt, 10:49
-
Vengu: Konferenca e Sigurisë së Mynihut, mundësi për forcimin e partneriteteve strategjike
16 Shkurt, 10:05
-
Rrëfimi tronditës: Krushqia me familjen e Mehmet Shehut, kalvari stërmundues i familjes artiste nga Durrësi
15 Shkurt, 22:36
-
Çfarë është TID? Transformimi i qendrës historike në Durrës, por që vjen me kosto të lartë për pronarët
15 Shkurt, 18:13
-
Projekti TID, zbardhen diskutimet e mbyllura të Ramës me banorët! Koja: Na tha për shpërblim me çmime të reja të referencës! Tare: Ekspertët s'kanë folur
14 Shkurt, 18:12
-
Durrës/ U vetëplagos me thikë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës, pranga 55-vjeçarit! Ishte në gjendje të dehur
14 Shkurt, 12:08
-
Projekti TID në Durrës/ Rama takim me familjet që do të shpronësohen: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur
14 Shkurt, 11:33
-
Defekt i rëndë në tubacion, gjysma e Durrësit probleme në furnizimin me ujë të pijshëm
13 Shkurt, 15:42