Stërvitja e parë me Barcelonën, shokët e skuadrës bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Griezmann-in (VIDEO)

Stërvitja e parë me Barcelonën, shokët e skuadrës bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Griezmann-in (VIDEO)

Antoine Griezmann, Frenkie De Jong, Neto dhe disa lojtarë të akademisë kanë zhvilluar sot për herë të parë një seancë stërvitore me Barcelonën. Sigruisht që mbi të gjithë vëmendja ka qenë te blerja më e shtrenjtë, Griezmann, i cili la Atletico Madrid duke paguar klauzolën 120 mln euro.

Gjithsesi shokët e rinj të skuadrës nuk janë treguar shumë ‘mikpritës’ me francezin. Në stërvitje ata nuk janë kursyer aspak, duke e bërë futbollistin për ujë të ftohtë. Në dy raste Griezmann-it i është kaluar topi mes këmbëve, diçka që konsiderohet si ofendim në futboll.

Me shumë mundësi nesër Griezmann do të vi shumë më i përgatitur në stërvitje.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh