Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar se deri nesër do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në vendin tonë në kuadër të stërvitjes më të madhe amerikane në Ballkanin Perëndimor "Defender 2021" që zhvillohet në Shqipëri.
“Azhurnim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikanë dhe shqiptarë, dhe mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Ne jemiNATO KrahPerKrah”, shkruan Kim.
Report Tv më herët ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë. Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.
Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake, ku pjesë e planit janë: 12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash.