TIRANE- Pavarësisht akuzave nga pala greke, paralajmërimeve nga ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm grekë për acarim të marrëdhënieve me Shqipërinë, kjo nuk e ka penguar flotën detare greke të jetë prezente me një anije luftarake në stërvitjen rajonale “ADRION LIVEX 2015” që u zhvillua në ujërat tona territoriale, bashkë me anijet italiane, kroate, malazeze e 4 anijet shqiptare. Të mbështetura nga helikopterët shqiptarë “Cougar”, stërvitja synon rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet forcave detare të vendeve që lagen nga Deti Adriatik e Jon me qëllim rritjen sigurisë detare të rajonit, duke rritur bashkëpunimin rajonal.
/Shqiptarja.com











