Stetoskopi,më i ndotur se duart
e mjekëve,përçon viruse vdekjeprurëse

Stetoskopi,më i ndotur se duart<br />e mjekëve,përçon viruse vdekjeprurëse
GJENEVË- Nuk janë të padëgjuara rastet ku shumë pacientë shprehen se janë përkeqësuar pasi kanë shkuar tek mjeku të vizitohen apo të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo praktikisht nuk është një tjetër, veçse marrja e disa baktereve në ambientet e spitalit.
 
Ekspertët janë shprehur se stetoskopi, që mjekët zakonisht e mbajnë gjithë ditën me vete, përmban më shumë baktere se edhe duart e tyre.
 
Për këtë arsye është e detyrueshme, që pas çdo vizite të një pacienti pajisja të dezinfektohet.
 
Stetoskopi i ndotur, thonë studiuesit, ndikon në përhapjen e viruseve shumë të rrezikshme në repartet spitalore.
 
Ky instrumentet, thonë studiuesit, është më i ndotur me baktere sesa pëllëmba e dorës së një doktorit pasi ka ekzaminuar rreth 70 pacientë.
 
Në mesin e mikrobeve që mbart ky instrument, është edhe një sëmundje vdekjeprurëse (MRSA).
 
Dr. Didier Pittet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bashkëpunim me  Qendrën për Sigurinë e pacientit në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, tha:
 
"Duke pasur parasysh që stetoskopi përdoret në mënyrë të përsëritur gjatë pothuajse gjithë ditës, drejtpërdrejt në lëkurën e pacientet, ky instrument mbart mijëra baktere, përfshirë edhe vdekjeprurëse. Stetoskopi konsiderohet si një  vektor potencial në tejkalimin e baktereve”,- thotë Didier Pittet për “Daily Mail”.
 
Doktori thotë se është e detyrueshme që të "dezinfektohet pas çdo kontakti me pacientët"

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s