Steven Gerrard kërkon FA Cup:
Liverpool mund të shpëtojë sezonin

Steven Gerrard kërkon FA Cup:<br />Liverpool mund të shpëtojë sezonin
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard i ka bërë thirrje ekipit të tij, që të triumfojë në FA Cup në mënyrë që të shpëtojë sezonin e klubit. Skuadra nga Anfield Road pritej të luftonte së paku për katër vendet e para në Premierligë, por ka rënë shumë më poshtë nga ky objektiv.

Megjithatë, Liverpooli ka fituar Carling Cup në shkurt – trofeu i parë pas gjashtë vitesh – kurse mund të marrë edhe një titull nëse mposht Chelsea në Wembley të shtunën në finalen e FA Cup. Sipas Gerrard, fitorja kundër Chelsea do të paraqesë një kompensim të mirë për rezultatet dëshpëruese në Premier League.

“Fitimi i trofeve të mëdhenj ju mbush me besim. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi zhgënjyer në ligë dhe ekipi përbëhet nga futbollistë, të cilët janë pa dyshim më të mirë sesa sugjeron renditja”, tha Gerrard për Sky Sports News.

“Sezoni vlerësohet në fund, por nëse mund të fitojmë dy tituj, kjo do të na ndihmojë të ndjekim suksesin edhe sezonin e ardhshëm. Besoj se njerëzit do të na vlerësojnë pas të shtunës. Njerëzit do të thonë: ‘Ju nuk keni luajtur mirë në ligë’, por ne do të themi: ‘Kemi fituar dy kupa’ dhe mendoj se është një argument i drejtë”, tha Gerrard.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje