Mediat greke shkruajnë se trajneri ka kritikuar vendimin e shoqërisë greke duke e cilësuar sit ë pakuptimtë revanshin ndaj shqiptarit aq më tepër tani është ka filluar edicioni i ri dhe ekipi ka më shumë se kurrë nevojë për grupin e plotë të futbollistë që të përballojnë edicionin, por për më tepër që mesfusha sipas tij nuk mund të përballohet vetëm me dy futbollistë.
Kace sipas tij është një futbollist i ri, të cilit i duhet dhënë edhe një tjetër mundësi për të qenë në fushë duke anashkaluar dhe harruar problemet jashtë fushe. Ajo që ka më shumë interes për fusha, aty ku Kace sipas Stevens është i rëndësishëm në skemat e tij dhe objektivat e ekipit në kampionat dhe Evropë.
Kace është pezulluar nga drejtuesit e ekipit për një afat të pacaktuar, ndërkohë që pas daljes para disiplinës së klubit vendosi që të kërkonte ndjesë për fanellën që kishte veshur, me justifikimin që nuk e dinte se cfarë kishte veshur.
d.b/shqiptarja.com