Pas “stuhisë” së muajve të fundit ku u zbulua lidhja e fshehtë midis aktores Kristen Stewart dhe regjisorit Rupert Sanders, duket se më në fund ka mbërritur paqja për personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Kristen dhe Robert janë bashkuar për premierën e pjesës së dytë së “Breaking Down” të sagës Twilight, si dhe kanë xhiruar dy video në të cilat kanë falenderuar fansat për mbështetjen e tyre.

“Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj të madhe. Shpresojmë që të kënaqeni me pjesën e fundit të filmit”,- shprehet Robert në video.

Mësohet se dy aktorët i kanë dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre duke lënë pas tradhëtinë e Stewart.

(xh.k/shqiptarja.com)