KANE- Këtë vit Festivali i “Kanës 2013” ka pasur një fokus të gjerë mbi legjendat sportive, duke përfshirë Muhammad Ali, Jackie Stewart dhe Pele.
Filmi "Fundjava e një kampioni” e regjisorit Roman Polanski flet për Jackie Stewart, një garues skocez në garat automobilistike, i cili u bë tri herë fitues në kampionatin botëror në garat e “Formula 1”.
Ndërsa “Muhammad Ali's Greatest Fight” flet për boksierin më të mirë i të gjitha kohërave dhe kampion tre herë në botë, Muhammad Ali.
Filmi fokusohet tek një periudhë të jetës së tij kur u thirr dy herë për të shkuar në ushtri dhe për të marrë pjesë në luftën e Vietnamit, por Ali refuzoi dy herë, gjë që të tretën e herë i morën titullin dhe e dërguan në burg.
Regjisori Stephen Frears është shprehur se “donte të sillte në dritë këtë rast që është lënë në harresë”.
Ali vuan nga sëmundja e Parkinsonit që prej 30 vitesh.
Legjenda e futbollit brazilian Pele ishte gjithashtu i pranishëm në Kanë, por filmi i tij është ende për t’u prodhuar dhe pritet të dalë në muajin gusht në kinematë botërore.
Regjisori Grazer Brian fokusohet tek rinia e Pele-s kur ishte i varfër që çoi Brazilin drejt fitores së parë të Kupës së Botës në vitin 1958.
Juria ndërkombëtare e kryesuar nga regjisori i njohur Steven Spielberg do të nderoi me çmimin prestigjioz “Palma e Artë” filmin më të mirë më 26 maj.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com