Stilistët 'refuzojnë' Melania
Trump: S'duam kontakte me të

Stilistët 'refuzojnë' Melania<br />Trump: S'duam kontakte me të
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump pa stilist. Zërat më të njohur të modës si Marc Jacobs, Derek Lam, Phillip Lim, Carol Lim, Humberto Leon dhe Kenzo kanë refuzuar të kenë kontakte më Melania Trump.

Por i fundit që i është shtuar kësaj liste është Tom Ford. Stilisti dhe regjisori nga Teksasi gjatë një interviste të dhënë pak ditë më parë, ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të veshë Zonjën e Parë amerikane.

Nuk është hera e parë në fakt që stilisti “refuzon” Melanian, pasi në të shkuarën, para se i shoqi të kandidonte ai ka preferuar të mos i stilojë një fustan zonjës pasi sipas tij ajo nuk i korrespondon estetikës së tij. “Veshjet e saj janë shumë të shtrenjta për një Zonjë të Parë, që duhet të jetë sa më pranë kombit”, ka deklaruar ai.

Një tjetër arsye pse këta stilistë kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Zonjën e Parë është sepse gjatë fushatës elektorale kanë mbështetur hapur Hillary Clinton-in.

Ky refuzim gjithashtu është një mënyrë për të respektuar Michelle Obama-n për të cilën gëzojnë përshtypjet më të mira.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar