Karl Lagerfeld ka bërë një deklaratë tronditëse duke fyer njerëzit e shëndoshë. Kjo deklaratë është përballur me veprimet ligjore në Francë. Ai është shprehur në mënyrë fyese se “Askush nuk dëshiron të shohë femra të kolme apo me forma në pasarelë”.

Kjo deklaratë ka ngjallur polemika të shumta duke e cilësuar dizenjatorin e madh të Chanel si diskriminues dhe paragjykues për njerëzit e shëndoshë.

Gjermani 80 vjeçarë fajësoj të gjithë njerëzit e shëndosë apo të mbushur si sëmundje të lidhura me defiçitin e madh në shëndetësi.

500 francezë kanë firmosur një peticion që shprehin ankesën për deklaratat e Karl Lagerfeld në lidhje me njerëzit e shëndoshë. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një emisioni televiziv në Channel D8, ku ai akuzoj njerëzit e shëndoshë se nëpërmjet sëmundjes së tyre kanë humbur të ardhurat e taksave të vendit.

Vitin e kaluar, stilisti i Chanel, fajësoj dhe këngëtaren angleze Adele duke e cilësuar shumë të shëndoshë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)