Stilistja myslimane në NYFW: Nga
e ndryshmja s'duhet të kemi frikë

Stilistja myslimane në NYFW: Nga<br />e ndryshmja s'duhet të kemi frikë
Sezonin e kaluar, stilistja indoneziane Anniesa Hasibuan shkroi historinë duke u bërë e para stiliste e cila prezantoi në New York Fashion Week koleksionin e veshjeve të mbuluara me shami.
 
 Tani në mes të një sezoni mes markave të shumta, Hasibuan nëpërmjet sfilatës së saj ka dhënë dhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Ajo I është përgjigjur politikave kundër emigrantëve në SHBA.
 
“Për mua moda është një botë e hapur. Unë nuk dua të diskriminojë askënd”, tha Hasibuan për ELLE.com. Aftësia për të shprehur diçka ndryshe në biznes është një vlerë dhe e zotërojë atë. E ndryshmja është moderne për mua", tha Hasibuan
 
Ajo gjithashtu ka treguar se “New York Fashion Week” ka shërbyer për të si një mundësi për të treguar se Islami është shumë i bukur, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit për të cilat i janë targetuar këtij besimi fetar.

“Jo të gjithë emigrantët janë të këqij. Ne e kemi treguar se kemi dhënë një kontribut shumë të madh për vendin”, u shpreh  Hasibuan. 

[gallery]21051[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi