Stina e nxehtë, si të ruheni
nga rrezet e diellit

Stina e nxehtë, si të ruheni<br />nga rrezet e diellit
TIRANE - Mbërritja e stinës së nxehtë, rrit edhe rrezikun që rrezet e diellit të na dëmtojnë shëndetin tonë. Kur merren në masën dhe mënyrën e duhur ata janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D, por gjithashtu, nëse e teprojmë duke qëndruar nën rrezet e diellit ata mund të bëhen shkaktarë të një sërë sëmundjesh.

Pikërisht për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka publikuar nëj broshurë për mënyrën se si duhet t’i marrim në mënyrë të shëndetshme rrezet e diellit.
Nëpërmjet kësaj broshure, për të patur një verë të sigurt dhe të shëndetëshme, ju ofrojmë informacion popullsisë se si të përballojnë temperaturat e larta dhe pasojat e saj.

Në stinën e verës rriten temperaturat e motit, rritet dëshira dhe mundësia për të përfituar nga të mirat e kësaj stine, por njëkohësisht rritet rreziku për disa situata që ndikojnë në shëndetin tonë. Të gjithë jemi të barabartë përpara diellit.

Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve Maj dhe Gusht, ndaj dhe gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja, si psh në mjedis të hapur, nëse jeni në kopshtin tuaj, në kafene, në plazh, pishinë, në mal apo në fushë, nëse bëni sport apo thjesht shëtitje këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.

Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut; por në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm.

Por gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit. Faktorë të tillë janë, mosha, mungesa e lëngjeve(dehidratimi), mungesa e erës, përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundje kronike dhe disa medikamente.

Të moshuarit dhe i nxehti
Së bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shendetësor, kanë filluar një fushate sensibilizimi me keshilla per kategori te ndryshme sociale.

RREZIQET QË NA VIJNË NGA DIELLI

Përfitoni nga dielli duke u mbrojtur të sigurt. Të gjithë ne përfitojmë nga dielli dhe i dimë të mirat e tij. Ai ngre moralin dhe ndihmon prodhimin e vitaminës D. Por ndonjëherë harrojmë që ai mund të jetë i rrezikshëm. Edhe në qoftë se nuk shkojmë në plazh, vera është një kohë kur është e nevojshme të merren disa masa paraprake kundër diellit.

Lëkura sulmohet nga dielli dhe ajo duhet të mbrohet.Kur shëtisni nëpër qytet apo kur qëndroni ulur në tarracë, ju jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.Produktet e mbrojtjes nga dielli tregojnë “mbrojtje e ulët”, “mesatare”, “e lartë” dhe “shumë e lartë”, përveç të dhënave të tjera të mbrojtjes nga dielli.

Zgjedhja e shkallës së mbrojtjes duhet të bëhet në bazë të ngjyrës së lëkurës, por duhet specifikuar që për çdo lloj lëkurë faktori mbrojtës duhet të jetë mbi 15.Si në plazh, ajo duhet të përdoret çdo orë, nëse ekspozimi në diell zgjat.

Për t’u mbrojtur kundër kancerit të lëkurës, Bashkimi Evropian ka nxjerrë disa rekomandime këtë vit:shmangni ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve 11.00-15.00; mbani gjithmonë kapele në kokë; përdorni produkte të mbrojtjes nga dielli me faktorë mbrojtës të lartë; mos ekspozoni në diell foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Për fëmijët është e nevojshme që të kemi kujdes të veçantë, qoftë për sa u përket orëve të ekspozimit qoftë edhe për fotombrojtjen. Është e këshillueshme që të përdoren gjithmonë kremra solare me një mbrojtje maksimale (më shumë se 40).

Djegiet e vazhdueshme në një moshë të vogël janë një faktor rreziku për shfaqjen e mëvonshme të njollave të mëdha në lëkurë. Një krem solar nuk mund të përdoret me qëllimin për të zgjatur orët e ekspozimit në diell, por me qëllimin për të marrë një rrezatim të mirë dhe pa rreziqe.

Mbi të gjitha është e rëndësishme të kujtohet se duhet që trupi të lyhet sërish me krem pas larjes ose pas notit, pasi edhe produktet me provë uji nuk durojnë më shumë se 2-3 banja ose 30 minuta.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK